Komisioni hetimor parlamentar, i cili synon shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvilloi sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.
Në fillim të fjalës së tij, kreu i komisionit Ulsi Manja bëri një prezantim të shkurtër të asaj që është bërë deri më tani.
Ai vuri në dukje se Komisioni tashmë ka në dispozicion përgjigjet e mbërritura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Qendra e Publikimeve Zyrtare, Autoriteti i Mediave, Presidenca, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.
Ndërkohë, burime të Komisionit thanë se pritet që në datën 6 shtator të thirret për sqarime kreu i shtetit.
Gjithashtu bëhet e ditur se ky komision duhet ta mbyllë veprimtarinë e tij sipas ligjit në datën 9 tetor.
j.l./ dita

Eshte e qarte shkelja e kushtetutes nese nuk e shkarkoni e coni sistemin per lesh.meta heren e pare e kishte kur fitoi 5 me 0 ne gjykaten e larte si u mburr dhe ishte nje nga goditjet fatale per pavaresine e gjyqesorit.kjo do te jete goditja e dyte e madhe qe i ben shtetit ky rrugac.lereni ne detyre dhe bejini shurren shtetit.
E para e punes, informacioni qe jepet eshte sakat dhe sa per te shplare gojen, keshtu qe lexuesi e ka te veshtire te jape nje opinion per ate se sa e drejte apo intrigante eshte inisiativa e komisionit hetimor parlamentar per shkarkimin e presidentit.
Nese supozohet se nga ana e presidentit ka shkelje te rende te kushtetutes, atehetre e para e punes duhet sqaruar se cfare veprimesh konsiderohen si “shkelje te rende”, dhe se ne cilin dekret kushtetues. figuron e percaktuar me pare kjo lloj shkelje.
Ne nenin 90, pika 2 dhe 3 e Kushtetutës thuhet: “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”.
Po te jete se fjala eshte vetem per zhdekretimin e dates se zgjedhjeve, ai per mendimin tim nuk me duket si shkelje e rende. Nqs. ka bere tradheti te larte ndaj atdheut, pshm. ka bashkepunuar e agjenturat e huaja ne dem te interesave kombtare, ka firmosur aktmarreveshje per shitjen e trojeve, te detit, apo dicka te ngjashme me keto, atehere kjo eshte pune tjeter.
E dyta, te ben te cuditesh kur sheh foto te tilla kokëulurish dhe gojëkyçurish. Prej tyre veshtire se mund te presesh gje tjeter, pervec pohimit ne grup te asaj qe propozon kryetari.Turp kush jane vene te na drejojne!
NA THONI SE C`FARE SHKELJE TE KUSHTETUTES KA BERE , TA DIME DHE NE POPULLI FUKARA POR QE “SHPERTHEN” SI VULLKAN KUR VJEN ORA DHE ORGANET KOPETENTE TE VEPROJNE ..! TE GJITHE TE BARABARTE PARA LIGJIT , PAMVARESISHT POSTEVE QE KANE . SHQIPERIA ESHTE E SHQIPTAREVE DHE LIGJI DUHET TE DENOJE RRENDE SIDOMOS ATA QE KANE FITUAR ME DJALLEZI BESIMIN E POPULLIT .