Komisioni i Disiplinës gjobit Skënderbeun dhe Partizanin

Dita

Komisioni i Disiplinës ka bërë publik, vendimet e marra lidhur me ngjarjet e ndodhura në kampionatin shqiptar, fundjavën që shkoi.

Skënderbeu dhe Partizani janë dënuar me gjobë nga Komisioni. Dënime të rënda ka patur edhe për skuadrat e kategorive të ulëta.

Ja dhe vendimet e plota të Disiplinës:

 

  • KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë të vjetra.

 

  • KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë të vjetra.

 

  • Lojtari i KF “Iliria”, Xhorxhian Boçi , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • KF “Tirana B”, paralajmërohet se në rast përsëritje të rasteve të ngjashme do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

 

  • Lojtari i KF “Maliqi”, Ilgi Bashllari, për përshtytje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.f të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • Lojtari i KF “Memaliaj” Kristi Shehu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • Lojtari i KF “Elbasani” U-19, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • Lojtari i KF “Skënderbeu” U-19 Elvis Kocibellinj, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • Lojtari i KF “Luftëtari” U-19, Daniel Buxaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Alban Hasani, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  • KF “Apollonia” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe për mospërmbushje të përgjegjësive organizative pas përfundimit të ndeshjes kundër KF “Butrinti” U-19 dt.25.02.2018, në bazë të Nenit 51 dhe 65/3 dhe 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër)ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

 

  • Zyrtari i KF “Besëlidhja” U-17, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *