Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës rritjen e akcizës për birrën.
Ndryshimet do të jenë pjesë e paketës fiskale të vitit të ardhshëm, ndërsa parashikohet që akciza për birrën do të jetë 11%, por sërish më e ulëta se akciza për birrën e importuar.
Fillimisht, akciza u kundërshtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim, por në mbledhjen e sotme të komisionit, ndryshimet janë miratuar.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka propozuar rritjen me 11 për qind të akcizës së birrës vendëse dhe uljen me 14 për qind të akcizës për birrën e importit. /Dita/
