Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për privatizimet

J L

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, drejtuar nga Arben Ahmetaj rrëzoi paraditen e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit të privatizimeve.

Deputetët e rinj të listave votuan pro dekretit të Metës, por votat e mazhorancës ishin të mjaftueshme për ta rrëzuar atë. E pranishme është dhe ministrja, Anila Denaj.

Në mbledhjen e parë të tij, ky komision do marrë në shqyrtim edhe 4 dekretet e tjera të Metës.

Më datë 15.07.2019 Meta nxorri dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008 dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *