Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit Ilir Meta që propozonte emërimin e Petraq Milos, si kryetar i KLSH-së.
Pasi dëgjoi një prezantim të shkurtër, Komisioni vlerësoi se janë disa procedura dhe kritere që nuk janë përmbushur për dekretimin e Petraq Milos.
Deputetët socialistë thanë se zoti Milo nuk e ka besimin e mazhorancës. Dekreti do të votohet më pas në seancë plenare.
Milo ka pasur disa pozicione në administratën shtetërore, mes të cilave këshilltar për çështjet ekonomike dhe fiskale i kryeministrit gjatë qeverisë së Sali Berishës kur ka qenë ne detyrë dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
Ky është dekreti i tretë që mazhoranca socialiste rrëzon për emërimin e Kryetarit të Lartë të Shtetit.
Më parë janë rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushes dhe Bahri Shaqirit.
Mandati i kryetarit aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj ka përfunduar që në fund të 2018-ës.
o.j/dita

Normal
Duan nje ushtar t vetin qe tu mbuloj vjedhjet, pse ti hapin vetes telashe me nje ushtar te pales tjeter t hajdutve
Politika shqiptare bajge e ndar m dysh
Meta pse nuk dergon ne Kuvend Bujar Lesjajn per nje mandat te dyte?!
Dori e ka drejte, Meta duhet te beje testin e katert me dekretimine Bujar Leskaj per nje mandat te dyte. Me mire se i madhi Bujar Leskaj nuk ka kush ta beje punen e kryetarllikut te KLSh-se.