Ligjet, maxhoranca voton ndryshimin e emrit të SHIU-t

anazapta

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot për ndryshimin e emrit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Vetëm me votat e maxhorancës, Komisioni ka vendosur për ndryshimin në emërtimin e institucionit, duke e bërë atë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Opozita e ka kundërshtuar këtë ndryshim, ndërsa debate ka pasur sidomos për kompetencat e këtij institucioni.

Ndryshimet e votuara në Komisionin e Ligjeve pritet t’i kalojnë Kuvendit, ku parashikohet se do të shoqërohen me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës.

 

Share This Article
1 Comment
  • Nga SHIU, behet Agjencia e Inteligjencës Mbrojtjes, dmth A.IM(ami), pra rezidenca e pergjimeve e spiunlleqeve te Arben Imamit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *