Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit për ligjin e Kadastrës

Leda Hysa

Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit, Ilir Meta, për rishqyrtimin e ligjit të Kadastrës.

Ky komision pritet të bëjë ndryshimet e propozuara dhe më pas ta miratojë.

Me 15 janar të këtij viti, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Kadastrën.

Në dekretin e kthyer Kuvendit për rishqyrtim, Meta theksonte se disa nene të veçanta të këtij ligji bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Një ditë më parë Komisioni i Ligjeve rrëzoi vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Metës për ligjin e noterisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *