Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka thirrur në një seancë dëgjimore grupet e interesit për Ligjin e Dhomave të Tregtisë. Kreu i këtij komisioni Eduart Shalsi u shpreh se është i nevojshëm një ligj i ri. Ndërkohë që opozita e kundërshtoi projektligjin. Grupët e interesit e kundërshtuan projektligjin në aspektin e anëtarësimit të detyrueshëm duke e cilësuar një taksë .
Shoqatat e bizneseve janë dëgjuar në komisionin e Veprimtarive Prodhuese në lidhje me ligjin e Dhomave të Tregtisë pas miratimit të dekretit të presidentit.
Kreu i Komisionit të Veprimtarive u shpreh se është e domosdoshme që të hartohet një ligj i ri ndërsa opozita e kundërshtoi një gjë të tillë.
Shalsi: Ka pasur të bëjë me faktin e domosdoshmërisë për të pasur një ligj të ri për Dhomat e Tregtisë dhe në fakt sot nuk bëjmë gjë tjetër vetëm çelim siparin e një debati me biznesin për biznesin për një raport të ri me biznesin.
Mima: Ai ligj tashmë ka përfunduar në “Recycle bin”, në koshin e plehrave. Dikush po tenton ta nxjerri që aty ta shkundi nga pluhur dhe ta riaktivizojë. Unë kam vetëm një këshillë për ju: Mos prisni ta bëjë qeveria, bëjeni vetë, më mirë se ju nuk e bën dot askush.
Grupet e interesit ndërkohë e cilësuan anëtarësimin e detyrueshëm një taksë shtesë për biznesin ndërsa këkruan të mos ketë mbivendosje me shoqatat e tjera.
Alketa Uruçi: Së pari sepse nuk është në pajtim me parimet e përgjithshme kushtetuese që një subjekt apo qoftë edhe një individ të rëgjistrohet në shoqatën që ai dëshiron dhe ku ndihet i përfaqësuar dhe së dyti është një kosto shtesë për biznesin i cili është i detyruar të bëjë një pagesë.
Ligji i Dhomave të Tregtisë u kthye për rishqyrtim nga Presidenti pasi konsiderohej në kundërshtim me Kushtetuten.
