“Komisioni i veshit” thërret Ramën dëshmitar

redaktor

Komisioni Hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive për incidentin e ndodhur më 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës zhvilloi sot mbledhjen e tij të dytë.

Kryetari i këtij KomisioniFatbardh Kadilli dhe anëtarët e tij miratuan listën e dëshmitarëve të cilët do të thërriten në Komision për t’u dëgjuar rreth objektit të hetimit të këtij Komisioni.

Komisioni vendosi të thërrasë në seancë dëgjimore, diplomatin z. Egin Ceka, Kryetarin e Partisë Socialiste z.Edi Rama , Diplomatin z. Etrit Bekteshi, Organizatorin e këtij aktiviteti z. Fate Velaj, Ambasadorin shqiptar në Austri z.Vili Minarrolli, si dhe persona të tjerë të cilët kanë djeni ose lidhje me këtë ngjarje.

Komisioni ka kërkuar administrimin e të gjitha deklarimeve publike të bëra nga persona të implikuar drejtpërdrejtë ose persona që kanë ndjeni për ngjarjen të cilat janë bërë publike në median elektronike, si dhe në rrjetet e ndryshme sociale .
Mbledhja e radhës do të mbahet ndërmjet datave 6 deri në 9 maj.

Share This Article
1 Comment
  • O della?Therrisni spiunin e Beogradit se ua ka treguar Bedri Islami kush eshtë!Kjo eshte thirrje,detyre e pare e cdo parlamentari dhe jo karagjozlkeqet tuaja,per veshin…Sa turp!E di vet Edi Rama,si duhet t’i tallë keta debila…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *