Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi miratoi të premten nen për nen dhe në tërësi pr/ligjin “Për prokurorinë”, ndërsa do të votojë të hënën p/ligjin tjetër, për ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion, i parashikuar për sot.
Të dy këto drafte janë pjesë e paketës prej 6 ligjesh, miratimi i të cilave, bashkë me ligjin e vetingut, e bën të zbatueshme reformën kushtetuese të miratuar më 22 korrik.
Pas mbledhjes së sotme, deputeti socialist, Ulsi Manja bëri të ditur miratimin nen për nen dhe në tërësi të ligjit “Për organizimin e Prokurorisë”.
“Diskutimi ishte konstruktiv, dhe debatet u zhvilluan në prani të ekspertëve të huaj dhe vendas dhe përgjithësisht u pranuan dhe u vlerësuan sugjerimet dhe vërejtjet e disa anëtarëve, por mund të themi se tashmë ligji konsiderohet i mbyllur.
Për sa i takon pr/ligjit për SPAK, Manja tha se ai do të votohet te henen nga komisioni, sapo te behet gati nga ekspertët e OPDAT-t, të cilet po punojnë mbi komentet dhe sugjerimet për kete draft, të dakortësuara dje në komision.
Ne pergjigje te interesit te medias, Manja sqaroi se funksionimi i prokurorisë është një çështje e mbyllur që me Kushtetutën e votuar më 21 korrik. “Roli i këtij organi përcaktohet qartë në Kushtetutë, e cila parashikon pavarësinë e prokurorit, që është zot i çështjes”, shtoi deputeti Manja.
