Komisioni ndërkombëtar zbarkon për 2 vite në Tiranë në fillim të 2020

Leda Hysa

Këtë të enjte, pas betimit para Presidentit Ilir Meta, 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme nisin zyrtarisht detyrën. Funksionimi i Prokurorisë së Posaçme hap automatikisht rrugën për nisjen e procedurave për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kreu i SPAK-ut, bashkë me dy prokurorë të posaçëm, do të rekomandojnë një kandidat për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kandidati miratohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Më pas, drejtori i Byrosë dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme miratojnë urdhër për organizimin e Byrosë. Në këtë fazë, në Tiranë do të zbarkojë një ekip me ekspertë të drejtësisë penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ekspertët do të emërohet nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe delegacioni i Bashkimit Evropian.

Në ligj nuk është përcaktuar numri i ekspertëve, duke e lënë këtë në duart e SHBA-BE. Sa i takon përbërjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të emërojnë në këtë komision monitorimi një agjent të FBI, një atashe ligjor të ambasadës si dhe një përfaqësues i Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP). Misioni i ekipit të ekspertëve konsiston në dhënien e këshillave dhe udhëzimeve për  themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ekipi ose komisioni do të vazhdojë në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu, Komisioni monitoron dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni do të ketë pak a shumë kompetencat që ka Operacioni Ndërkombëtar për Monitorimin e procesit të Vetingut, me përjashtim të së drejtës për të kryer hetime të pavarura. Ekipi i ri nuk mund të kryejë hetime, por të asistojë nga afër në hetim hetuesit e Byrosë së Hetimit. Ekipi do të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë 2-vjeçare. Sipas të gjitha gjasave, komisioni i ndërkombëtar do të zbarkojë në Tiranë gjatë javëve të para të vitit 2020. Të gjitha këto zhvillime janë parashikuar në dispozitat përfundimtare të ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./ shqiptarja

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Urime suksese dhe falnderime kontributit USA per rimekembjen e shtetit shtet Shqiptare.Rrofte miqesia e sincert dhe e ndershme e USA ne kontributin per kombin shqiptare.
    Prpara kombi Shqiptare ne rrugen qe ta shtron e ta garanton shteti ma mik i Shqiptarve USA.

    • hajati të shpresojmë!!
      përvoja na thotë se,se nuk janë ndonjë garanci ndërkombëtarët!!
      nëse nuk ka dëshirë nga mbrënda!?
      ndërkombëtarët nuk bëjnë dot gjë!!
      kosovën e ke parasysh!
      dhe atje kishte leks e euleks,por hajdutëria!?
      ju futi gishtin në bithë!!
      mos festo për fitoren pa filluar ndeshja,dhe prit deri sa të dëgjosh bilbilin e fundit!!

  • Kam qene nga te paret optimist per reformen ne drejtesi , se Amerika do te ndihmote popullin shqiptar , ne reformimin e shtetit ligjor , qe ne populli e kemi me se te domosdoshme .

    E ky optimizem, eshte para se te diskutohej SPAK dhe refaorma ne drejtesi . Shkendia e pare qe u bera 100%optimist ishte qe ne momentin e pare kur Amb Amerikan i nderuar z LU ju drejtua prokuroreve ,gjygjtareve te korruptuar dhe Deputeteve te dhjere shqiptare mbi orat e dores ,qe kushtonin me shtrenjte se makina e ambasadorit amerikan ,me gjithe se eshte e shtetit Amerikan .Jo qe jam i zgjuar,por kam lexuar vete me syte e mi, ne nje gazete perendimore ne gjuhe te huaj ,ku FBI Amerikane i permendete orat e dores ish kryeministrit Kroat SENADER ,shumen 200 mije euro vetem ora e dores ,plus po FBI i nxori me dhune 400 milionet e Euro ne tre banka ne nje shtet me emer te BE , qe kishte kohe qe i kishte depozituar .Dhe sic e dime Senader u denua 9 vite burg .As edhe nje njeri i ndershem nga miqte e shoket e mi te gjithe intelektuale , nuk me besoi ne ate kohe ,bile edhe u tallen ,pa tkeq ,ishin te gjithe pesimiste .Per modesti ,e perseris edhe nje here ,futa llogjiken ,plus qe e kishja lexuar me syte e mi .U be lidhja vetem per oret e shtrenjta ,bile qe ne ate kohe e kuptova se fjalet e z LU per cmimin e oreve te korruptuareve shqiptare deputete e gjygjtare e prokurore , nuk ishin fjalet e Zotit LU ,por ishin fjalet e FBI ,qe me Senader para burgut ,dhe z LU ne ato vite ishte student .dhe me vone i transmetoi .

    Kur Senader u denua 9 vite ,po keta tanet ,sa do denohen? ,Kane me shume zullume se Senader ,dhe i bie te denohen disa here me burgim te perjetshem .Tani te pergjigjen .
    Por kane nje shanc te shpetojne .

    Te kerkojne AZIL POLITIK ne korene e veriut te KIMI ,dhe i premtoj se KIMI do ja u beje letrat .

    Por kujdes ,pa humor :KIMI jep vetem 30 viza ne muaj ,eshte e sigurte ,prandaj mbani radhen sa me shpejt ..

    Mar shkase dhe ndjej kenaqesi te pershendes AMERIKEN , per ndihmen ,e reformimin e shtetit ligjor ne shqiperi ,por me kryesorja eshte, se ne populli i neperkembur mbare shqiptar ,pa ndihmen dhe kembenguljen e Amerikes ,kurre nuk do e benim vete me forcat tona reformen ne drejtesi dhe diktatin dhe tranparencen e ligjit Dihet nga te gjithe ne , se mafja e te gjithe politikaneve te ketij tranzicioni post komunist , cdo dite qe kalonte , korrupsionin , krimim i organizuar e peforconte me hapa vigane te frikeshme .

    Faleminderit AMERIKE .ZOTI tju bekoje ju , dhe gjithe popullin Amerikan ,per jete te jeteve .

    • adih më pëlqen optimizmi tënd,bile dhe e marr me “humor” euforinë,dhe shpresoj që të ndoh e kundërta”As edhe nje njeri i ndershem nga miqte e shoket e mi te gjithe intelektuale , nuk me besoi ne ate kohe ,bile edhe u tallen “,pra që miqtë jo vetëm të mos bëjnë shaka,por dhe të na pastrohet politike!!
      unë mbetem gjatë gjithë kohës PESIMIST ME DREJTIM absolut!!
      ne kemi popullin hajva që mbron grabitësit e tij!!
      kjo mjafton që të zerojë përpjekjet e të tjerëve që për fat të keq nuk janë ëngjëj!!
      si amerika dhe BE,nuk është se janë kulmi i pagabueshmërisë,kulmi i pastërtisë si i mendojnë shumë si ti!!të dy janë në kushtet e normalitetit,në kushtet e krimit të kontrolluar!!ndryshojnë nga ne vetëm se ne jemi aq keq sa na kontrollon krimi!!
      më keq se meksika,dhe ajo është më mirë se kontrollin e krimit e ka vetëm në disa zona!!shtet i madh!!
      ne nuk kemi aq hapsirë sa të kemi zona të lira nga kontrolli i krimit!!
      adih gjithnjë shpresoj se do të dalë ajo që ju ëndërroni!!pavarësisht se arsyetimi llogjik i ngajrjeve nuk ma lejon!!pavarsisht se rama e vrau shpresën që në 1 prill 2013,prapë ajo deri diku jeton!!
      të paktën në ëndërra!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *