Një komision parlamentar brazilian rekomandoi dje shkarkimin e presidentes së majtë, Dilma Rousseff, disa ditë para votimit thelbësor të asamblesë plenare të deputetëve.
Ky vendim u miratua nga një maxhorancë e thjeshtë me 38 vota pro dhe 27 kundër.
Nëse asambleja plenare e deputetëve miraton këtë rekomandim me një shumicë me dy të tretat (342 në 513), të dielën ose të hënën e ardhshme, procedura për shkarkim do të kalojë në Senat që do të thotë fjalën e fundit.
