Komisioni Rregullator miraton projekt-vendimin mbi raportimin financiar të subjekteve zgjedhore

Rovena Cerka

Komisioni Rregullator është mbledhur sot për të shqyrtuar projekt-vendimin  “për përcaktimin e rregullave mbi raportimin financiar të subjekteve zgjedhore, kontrollin dhe verifikimin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

“Vendimi po shqyrtohet në kohën e duhur. Raportimi financiar i subjekteve zgjedhore do të bëhet pas fushatës zgjedhore, derisa partitë politike të përgatiten për këtë gjë. Me shumicë votash pro miratohet projekt-vendimi në parim.

Gjithë marrëdhënia financiare duhet të jetë transparente dhe pranë instancave tona. Partitë duhet të raportojnë për financimet dhe shpenzimet gjatë fushatës. Çdo parti, është apo jo pjesë e koaliciionit, fondet i merr veçmas”

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *