Komitetet e Veteranëve të angazhohen

anazapta

 Letër e nënshkruar

Rustem Peçi

 

Ajo luftë e popullit shqiptar (1939-1944), është epopeja më e madhe dhe më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij çlirimtare kombëtare dhe shoqërore. Ajo ishte luftë çlirimtare, antifashiste që u shndërrua në revolucion popullor nëpërmjet kryengritjes së armatosur.

Askush s’ka të drejtë ta vërë në dyshim se LANÇ u organizua dhe u udhëhoq nga FNÇ dhe PKSH, që në qëndresën e parë të agresionit fashist të 7 Prillit 1939 e deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe vendosjen e pushtetit popullor demokratik, më 29 Nëntor 1944.

Sakrificat e mëdha të popullit tonë, gjatë pesë vjet e gjysmë të Luftës Nacionalçlirimtare, vuajtjet, mjerimet dhe gjaku i 28 mijë dëshmorëve na japin mesazhin e madh: të mos harrojmë kurrën e kurrës amanetin e të rënëve, ta vlerësojmë LANÇ si epopenë më të lavdishme të popullit tonë që solli lirinë dhe pavarësinë e vërtetë. Në këta muaj që kanë mbetur nga kremtimi me madhështi i 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, Komitetet e Organizatave të Veteranëve të LANÇ në rrethe, lipset t’i ndezin të gjitha “turbinat” e veprimtarive. Të organizojnë sa më shumë takime, biseda, mbledhje përkujtimore ceremoniale, ku të flitet për LANÇ, për fitoren që solli ajo, për dëshmorët dhe sakrificat e tyre, për lavdinë dhe mesazhet që dalin nga pastërtia e idealeve të LANÇ.

 

Share This Article
7 Comments
  • Mos harroni se po behen veteran edhe te lindurit ne vitin 1944.Pra te lindur ne vitin e okupimit komunist.O Zote kur do vij koha te mos nigjoj ma fjalen veteran lufte.

    • Jo Mark.uk, nuk do të dëgjosh më fjalën “veteran lufte” por në fjalorin e kuislingëve ama? Tani e tutje do të regjistrojmé dhe “veteranët e budallallëkut ” dhe të sigurojmë se do të jesh i pari? Ke dy-tre vjet që nuk te vijnë mentë !?? Prsh!

  • Kush eshte shqiptar i vertete , njeh dhe vlereson cdo detaj te historise . LANC eshte nje epope e lavdishme e popullit shqiptar. Ta festojme 70-vjetorin e clirimit , per te kujtuar te renet e sakrificat e shqiptareve per clirim !!

  • Vetëm me një thirrje sms-je do ta kaloni z. Rustem? Nuk të kemi parë një platformë ku komiteti kombëtar të publikojë idetë dhe masat e tij për 70-vjetorin? Nuk kemi pare gjekundi kerkesat dhe propozimet qe i kini bëre qeverisë për këtë ngjarje te madhe ne historine e nje kombi? Nuk dimë ç’detyrime kini për gjithe vargun e ngjarjeve historike. Nuk dime ç’plane kini pér rivendosjen e monumenteve dhe për restaurimin e tyre? Nuk dime shumë gjera? Dime vetëm këtë sms te shkurtër që ngjan me nje thirrje për te tjerët dhe jo për vehte dhe komitetin qe drejton? E kini marë shume javash z. Rustem? Tung!

    • Vrejtje me vënd dhe të drejta ju bën Pëllumbi z. Rustem? Nuk tregohet gatishmëria dhe vendosmeria për të festuar 70 vjetorin e clirimit me këtë miniletër direktive. Jepni një program te plotë të asaj që ështe menduar e propozuar. Nuk bëhet me thirrje mobilizuese kjo punë dhe për më tepër propogandistike e për “të larë duart” nga përgjegjesite e komitetit që drejton? Presim shumë jo gjumë? Respekt !

  • A po e krijon një kor për këngët antifashiste me at’komitetin tat o Rustem Peçi ? Ngrehu nga gjumi Rusto se pinjollët janë gjallnu? Bani kërkesa qeveris se nuk asht fest dosido? Tunjatjeta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *