Komiteti i Helsinkit ka reaguar lidhur me ndryshimet e fundit në 10 Ligjet e Reformës në Drejtësi pasi sipas organizatës, ato u miratuan pa konsultim gjithëpërfshirës, në kushtet e “shpejtësisë” duke cënuar Rregulloren e Kuvendit.
Në këto ndryshime gjenerohen 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodine Procedurës Penale dhe Civile, ligjet Organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë dhe ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Komiteti i Helsinkit shkruan se Organizatat e shoqërisë civile shprehin indinjatën për mungesën e transparencës dhe konsultimit gjithëpërfshirës në hartimin e këtyre ndryshimeve pasi këto ndryshime janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Në shkresë Komiteti i Helsinkit thekson se Ligjet e miratuara janë dërguar në Kuvendin e Shqipërisë me datë 25 shkurt ndërsa diskutimi dhe miratimi i tyre në Komisionin e Çështjeve Ligjore është bërë me datat 18 dhe 19 mars.
Komiteti i Helsinkit
Paketa e ndryshimeve në 10 Ligjet e Reformës në Drejtësi miratohet në Kuvend pa një konsultim gjithëpërfshirës, në kushtet e “shpejtësisë” dhe në cenim të Rregullores së Kuvendit
Përmes medias, jemi njohur me miratimin në Kuvend të 10 projektligjeve të lidhura me paketën e Reformës në Drejtësi. Ligjet e miratuara janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë më datë 25 shkurt 2021, dhe diskutimi e më pas miratimi i tyre në Komisionin e Çështjeve Ligjore ka ndodhur në datat 18 dhe 19 mars 2021, brenda një harku kohor 3 javor. Ato gjenerojnë 154 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Civile, ligjet organike të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë, ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor dhe institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Teksa këto projektligje rezultojnë të jenë paraqitur me nismë individuale të disa deputetëve, tërheq vëmendjen fakti se në relacionin shoqërues të tyre thuhet se ato janë hartuar nën kryesimin e Ministrisë së Drejtësisë, nga një grup i posaçëm me përfaqësues të disa prej institucioneve të drejtësisë si dhe me mbështetjen e Misionit të Asistencës Euralius (dy prej projektligjeve kanë patur edhe asistencë nga Misioni OPDAT).
Organizatat e shoqërisë civile, duke patur në konsideratë rëndësinë e veçantë që ka kjo paketë ligjore në funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rrjedhimisht tek qytetarët, shprehin indinjatën për mungesën e transparencës dhe konsultimit gjithëpërfshirës në hartimin e saj. Teksa vlerësojmë faktin se disa prej institucioneve të sistemit të drejtësisë janë përfshirë në këtë proces konsultimi si dhe Misionet e Asistencës Ndërkombëtare, tërheq vëmendjen selektiviteti i këtij konsultimi, duke lënë jashtë procesit, organe të tjera të sistemit të drejtësisë si Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese (për ligjin organik të saj), Shkollën e Magjistraturës, përfaqësues të trupës pedagogjike, shoqatat e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatë si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me përvojë në këtë fushë.
Pa dashur të paragjykojmë cilësinë e projektligjeve të paraqitura, në parim, vlerësojmë se mungesa e një procesi konsultimi gjithëpërfshirës, mungesa e transparencës, urgjenca për t’i diskutuar e më pas miratuar këtë paketë ligjore në seancë plenare para zgjedhjeve parlamentare si dhe mosrespektimi i dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit krijojnë një atmosferë mosbesimi ndaj kësaj pakete.
Vlen të theksojmë se ndryshimet e miratuara sot në Kuvend prekin aspekte të rëndësishme në paketën bazë të reformës në drejtësi, të tilla siç janë ndryshimi i kriterit të vlefshmërisë së mbledhjes së posaçme në Gjykatën e Lartë, nga e cila varet kuorumi i nevojshëm për miratimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kur organ emërtese është Gjykata e Lartë, ndryshimin e rregullave për përbërjen e trupave gjyqësore në gjykatat e Apelit dhe të Lartë.
Ndonëse një pjesë e këtyre ndryshimeve mund jenë të vlefshme për rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve, një pjesë e tyre do të ishin të panevojshme nëse do të ishte miratuar harta gjyqësore, një detyrim ligjor afati i së cilës ka vite që është tejkaluar për shkak të mungesës së vullnetit të institucioneve shtetërore me përgjegjësi në këtë proces.
Gjithashtu, çdo ndryshim në Kodet dhe ligjet procedurale që ul kuorumin e nevojshëm në përbërjen e trupave gjyqësore për një kategori të caktuar çështjesh duhet patur në konsideratë rreziku i korrupsionit, i cili është ende prezent.
Paketa e ligjeve janë shqyrtuar dhe miratuar me shpejtësi në cenim të Rregullores se Kuvendit, nga Komisioni i Ligjeve, në mbledhjet e datës 18 dhe 19 mars, në një kohë kur ato nuk figurojnë në programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars 2021 .
Referuar njoftimeve zyrtare në faqen e Kuvendit të dt.23 mars, rezulton se me propozim të Kryetarit të grupit parlamentar të PS-së është propozuar për t’u diskutuar dhe vendosur në rendin e ditës së seancën plenare të Kuvendit po të kësaj date, shqyrtimi i 10 projektligjeve në fjalë . Pavarësisht se në kuptimin formalo ligjor kjo kërkesë rezulton të jetë në pajtim me nenin 31, pika 2 të Rregullores, në thelb, kjo procedurë për një paketë ligjore voluminoze dhe me peshë, cenon transparencën ndaj publikut dhe aktorëve të interesuar.
Në tërësi, organizatat e shoqërisë civile vërejnë se procedura e ndjekur është në shkelje të nenit 26, pika 2, nenit 27 dhe 28 të Rregullores të Kuvendit, të cilat parashikojnë rregullat për funksionimin e punimeve të Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione, të cilat kryhen sipas një programi të caktuar të miratuar paraprakisht nga Konferenca e Kryetarëve.
Gjithashtu, miratimi i këtyre ligjeve vjen në kundërshtim me nenin 83, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila ndalon shprehimisht zbatimin e procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Ndryshimet e shpeshta në legjislacion, dhe të diktuara në kushtet e urgjencës kanë sjellë jo pak probleme në të shkuarën duke krijuar sërisht nevoja për ndërhyrje në periudhë afatshkurtër.
Organizatat e shoqërisë civile kanë theksuar jo pak herë publikisht se procesi i transformimit të drejtësisë, 4 vite pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, parashtron nevojën për një vlerësim analitik të plotë dhe të kujdesshëm të ecurisë së saj, me vetmin qëllim: nxitjen e zhvillimit cilësor dhe të shpejtë të sistemit të drejtësisë në drejtim të rritjes së eficencës, aksesit të qytetarëve si dhe uljes së ngakesës në gjykata.
Çdo nismë e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave në kontekstin e lartpërmendur, është e mirëpritur, në momentin që ajo vjen në përputhje me standardet e duhura të procesit të ligjbërjes, garanton gjithëpërfshirje, realizohet me maturi dhe në kohë të arsyeshme, i mundëson transparencë të plotë publikut dhe çdo aktori të interesuar, shmang ndikimet potenciale të interesave të natyrës politike apo influencave nga jashtë sistemit duke përmbushur në këtë mënyrë qëllimin madhor të garantimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
c.r / dita
Cfare ka ketu per te diskutuar! Sistemi online na i mundeson te gjitha! Sot une vendos ligjin e kontrollit te rrepte ne aeroporte, se e di qe kundershtari im politik ka ikur me pushime ne Ibiza dhe do te vije muajin e ardhem. Pasi une e kontrolloj ate ne baze te ligjit dhe i gjej disa klecka e rrecka e pecka qe ia mbaj ne shenim te mbylle gojen, une muajin tjeter vendos ligjin tjeter te lejimit deri ne 20 mije euro transfert ne pikat kufitare, sepse do te iki vete jashte e do te vij muajin e ardhem. Keshtu ligji do te ndryshoje sa here te duam ne, se jemi shtet juridik dhe vendos ligji dhe jo Maliqi! Keto marifete i kemi nga miqte tane te jashtem, ne vetem i kopjojme per ineteresin tone! Ndaj mos u cudisni qe ligjet do i ndryshojme cdo dy muaj!
O burra te shporrim zgerdallen edi rama. Ky funderrine qe mori gjithcka deshi nga Shqiperia dhe shqipetaret kerkon qe tju hedhe hi syve njerezve.
Ky qe fatekeqesisht u ka rene per pjese ta kene kryeminister shqipetaret te pakten dhe per pak dite kerkon qe te mbuloje diellin me shoshe per te mbuluar dhe lene ne hije te gjitha te poshteresite dhe te keqijat qe i ka bere per tete vite shqiperise.
Ky mash trues qe kerkon qe te mbuloje diellin
me shoshe sic thote populli eshte shkaketari i rrenimit te ekonomise dhe sigurise se shqipetareve.
Ky mashtrues edi rama duhet tju thote shqipetareve te verteten se kush I liberalizoi vizat dhe kush e anetaresoi Shqiperine ne NATO, kush ftoi per here te pare ne histori nje President Amerikan ne Shqiperi i cili Xhorxh Bush vendosi te njohe Pavaresine e Kosoves nje dite dhe ngjarje historike per kombin Shqipetar. Dhe te gjitha keto jane arritje te Sali Berishes, Partise Demokratike me koalicionin e partive Republikane, PBDNj, te perndjekutit etj.
Edvin rama shkaterruesi I shqiperise do te mbahet mend per mashtrimet 3D ou ktheu vizat shqipetareve, u be shkak per dobesimin e situates politike e diplomatike te Kosoves ne saje te takimeve te shpeshta me presidentin serb Vucic dhe rezultati kreret e shtetit dhe te uck se sot jane te ndaluar ne hage.
Ky eshte edi rama qe me qellimin e vetem per pushtet beri reformen territorjale pa miratimin e opozites gje e cila ka sjelle rrenimin dhe lenien ne harrese te fshatrave dhe rajoneve rurale te shqiperise duke i detyruar njerezit te braktisin vendin.
Nuk ka nevoje per transparence tek Reforma ne Drejtes
–Mjafron qe e ka pare Hajduti i Surrelit,
dhe cdo gje eshte ne regull
Jemi ne nje gjendje te Mbreterise se Hajdutit te Surrelit dhe
ai do beje si i do qejfi,
Edhe komiteti i Helsinkit na qenka kunder reformes ne drejtesi!? Na qenka shqetesuar per procedurat dhe nuk tregon aspak interes per strukturat e reja te drejtesise dhe cilesine e ligjeve anti-mafia dhe antikorrupsion!? Duket qe ky do te jete sherbimi i fundit qe ky komitet po i ben klikes se shporrur te Saliut vrases dhe Ilir banditit!
Komiteti i Helsinkit dhe klika e Saliut?!?… Cfare s’po na ndegjojne veshet!!!
C’thote Partia ben populli,
C’do populli ben Partia.
Boll na merzitet,e di partia ate pune.( parti ska por ka bablok)
Kshilli Talibaneve Islamiste quhet I Helsinkit lol !!!!!
dhe
Shoqeria Civili jane shkerdhatat qe paguhen nga Banda e Krimineleve te Lalzit
qe dava shkerdhatash qe me Civlizimin si lidh asigjo !
——–
Te dyja jane Fake Organizata te krijuara dhe paguara nga Banda Antishqiptare e Lalzit
Zhurma qe bejne kta funderina eshte per Mbrojtjen e Pasurive te Vjedhura nga Banda e Lalzit
Vilat dhe Miljardat e buxhetit te shtetit
duke kundershtuar Reformen ne Drejtesi .
Kta jane Putanat e Krimineleve me Maksa Europiane
Na “falni” ju te Komitetit te Helsinkit se nuk eshte marre edhe miratimi i bytheqireve te perfaqesuar nga LBBTQ, se eshte ndeshur ne rezistencen e Shoqates se Karderrave qe eshte ne ADN e 90% te shqiptareve.
nje idiot ka dore ketu..mos eshte ai injariti fatmir xhafa, me banden e tij Shkelqim ganaj, artur malaj, genta tafa bungo..keto jane bandat qe bejne servilin per te bere keto gjera. banda fatmir xhafa duhet shkaterrohet…zyra ne Etc ben pazare te pista kriminale per te shkruar njerezve per mbrojtur kriminbe tij. turp turp turp
Komiteti i Helsimkit eshte thjesht nje karrikature!!
Ku ishte Komiteti i Helsinikit, kur kriminelet Edi rama dhe Ilir Meta kriminalizuan levizjen e lire te njerezve brenda Shqiperise, duke krijuar nje ligj Antikushtetues Penal kriminal per karantinen anticovid?
Neqoftese nuk e dini, qeveria Shqiptare me Kryeminister Zotin Edi Rama, Parlamentin surrogat Shqiptar, ne bashkepunim me Presidentin e Republikes te Shqiperise Zotin Ilir Meta, ka kriminalizuar levizjen e lire brenda territorit te Republikes dhe lirine individuale personale me ligjin e karantines, duke e kthyer ate ne veper PENALE te denueshme nga 3 deri ne 5 vite Burg! Kjo ka ndodhur ne qershor te 2020-es.
Kjo ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Republikesse Shqiperise, si dhe te drejtave themelore njerezore. Kjo tradheti e larte ndaj sovranit, eshte e denueshme me vdekje.
Komiteti i Helsinkit?
Ky eshte nje krim monstruoz kunder Popullit Shqiptar dhe lirive universale njerezore!
Qente le te lehin mushkat shkojne perpara
Postoi komentet Dita.
Bravo cunat e pedese.Vigjilent per te llomotitur si gjithmone ne funksion te perfitimit dhe te bidonit me dhalle pos dy byrekeve standart me gjize
Lexoni vjershat e Naimit ,
ose te ktheni perseri ne Jete ,
ose do humbisni gjithcka ne kte Tatepjete ,
qe keni marre .
Tahmaja e Pasurise ka cuar ne Grope Mbreter te Fuqishem ne Historine e njerezimit jo ca morra te grupuar neFake Org.e Fake Parti ,
qe duan te behen Elefante duke i pire gjakun ktij populli
Cfare pislleqesh po na shikojne syte dhe po na degjojne veshet .Por fajin kryesoer te vetem e kane vetem kokpalaret ,qe i votojne keta bandite anti drejtesi, per interesat e tyre dhe per fshehje te pasurise se tyre ,me pa te drejte .Votoni komplet o popull bajge pa koke ,parti si e z Murrizi ,Vetvendosja ,Nisma ,Thurja e tj ,o kokbalgla budallenj kokpalare .Mos na mirni ne qafe ne te tjereve qe duam zhvillim ,duam ligj ,duam qetesi e mireqenie ,rinia me te drejte duke mos pare as edhe nje shprese ,po iken nga shqiperia ,nga syte kembet .Me keto ritme ,do zevendesohet shqiperia me neger me njgjyre .Akoma nuk e kini kuptuar o kokpalare se te gjithe e para ne liste PS ,bashke me vellezrit siameze PD e LSI nuk e duan shqiperine te integruar ne BE .I ruhen ,nuk e honepsin ,e kane frike diktatin e ligjit ,transparencen e ligjit te BE ,e keto i fillojne shqiperise , ne momentin kur inkuadrohee shqiperia ne BE . Popull pa koke bastard ,qe mban radhen nje here ne 4 vite ,per te mare nje thes me miell. Dhe pastaj vazhdon dhe per kater vite te tjera ,poshterimi ,vjedhja e dreqi me te birin .Haram qumeshti i nenes .