Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kryer disa ndryshime duke marrë në vlerësim situatën aktuale të Covid në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me publikun masat e reja që futen në fuqi nga sot.
Komiteti ka vendosur të kryejë reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.
Po ashtu do të reduktohet koha e izolimit për personat që janë prekur nga Covid.
Sipas Ministrisë, kushdo që është i infektuar do të qëndrojë në izolim vetëm 5 ditë.
Mesazhi i Manastirliut:
“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anticovid. Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.
Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik. Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.”
j.l./ dita

Komiteti i Kllounve