Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton me shqetesimin zvarritje të gjykimeve të mjaft çështjeve penale e civile në shumë gjykata të vendit. Përmes një deklaratatë për shtyp KSHH i cilëson shtyrjet e seancave shpesh të paarsyetuara dhe të pamotivuara, që bien ndesh me dispozitat procedurale në fuqi, me të drejtën e palëve të përfshira në gjykim, si dhe interesin publik për të dhënë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm. “Janë konstatuar edhe zvarritje të gjykimeve të mjaft çështjeve penale e civile. Shtyrjet e seancave gjyqësore shpesh kanë qenë të paarsyetuara dhe të pamotivuara, gjë që bie ndesh jo vetëm me dispozitat procedurale në fuqi, por dhe me të drejtën e palëve të përfshira në gjykim, e me interesin publik për të dhënë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm.”- thuhet në deklaratën për shtyp.
