Komiteti u shpreh në një blog mbi projektligjet e shumëdebatuara, të prezantuara nga qeveria si “paketa anti-shpifje”, duke theksuar mungesën e pavarësisë politike të Autoritetit të Medias, institucionit që, sipas projektligjeve, do të marrë funksionet e një gjykate për të gjykuar dhe dënuar mediat në rast të asaj që projektligji i referohet si “cënim të nderit dhe dinjitetit të qytetarit”.
Erinda Skëndaj, juriste te Komitetit të Helsinkit, shkroi: “..propozohet që autoritetit të medias t’i i rriten kompetencat dhe përgjegjësitë në drejtim të mbikëqyrjes dhe sanksionimit të medias, [por] nuk vërehen ndryshime në përbërjen e autoritetit dhe mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të tij”.
Autoriteti i Medias përbëhet aktualisht nga shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen nga parlamenti me propozim të partive të ndryshme politike. Projektligji “Rama” për median online parashikon që një këshill me tre anëtarë, i quajtur “Këshilli i Ankesave”, i cili zgjidhet nga bordi i autoritetit, të kryejë rolin e gjykatës, duke vendosur gjoba nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë, për mediat online që gjykohet se kanë kryer shkelje, pa marrë parasysh nëse media në fjalë është një media e madhe apo një blog personal.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm ligjor që kërkon një analizë për të vlerësuar nëse rregullimi i të gjithë sektorit të medias duhet ose jo të kalojë në përgjegjësinë e këtij autoriteti si dhe nëse sanksionimi i medias, përfshi këtu edhe ofruesit e shërbimeve të publikimit elektronik duhet të jetë apo jo përgjegjësi e Këshillit Etik të këtij autoriteti,” theksoi Skëndaj.
“…formula e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të AMAs çon në një ndarje 4 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të mazhorancës parlamentare dhe 3 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të opozitës parlamentare. Nëse do e shohim me paralelizëm me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për KQZ-në, kjo formulë ligjore e parashikuar në ligj për AMAn nuk garanton depolitizim të këtij institucioni, pavarësisht nga fakti që sipas ligjit ky institucion është i pavarur,” shkroi Komiteti i Helsinkit.
Kryeministri Edi Rama propozoi dhjetorin e kaluar një numër masash drakoniake kundër medias online, ndërsa deklaroi se sipas opinionit të tij, ka nevojë për “disiplinim” të kësaj mediaje. Masat e propozuara nga Rama fillimisht përfshinin gjoba të forta dhe të ekzekutueshme pa të drejtë apelimi, si dhe urdhër mbylljeje për median në rastet kur Këshilli i Ankesave çmonte se ajo kishte shkelur kodin e etikës më shumë se tre herë.
Propozimet e Ramës u kritikuan ashpër nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si një tentativë për sistem cenzurimi të medias online.
Propozimi i miratuar në qeveri javën e kaluar, nuk përfshin më klauzola për mbylljen e medias por vijon të mbajë gjoba të paapelueshme ndërsa Këshilli i Ankesave në AMA zëvendëson në praktikë rolin që deri më sot e kanë luajtur gjykatat.
AMA është një institucion i krijuar fillimisht në vitin 1998 ndërsa drejtuesi i saj ka ndryshuar zakonisht përmes betejave politike, sa herë që ka ndryshuar maxhoranca qeverisëse e vendit. Si me të gjitha institucionet e “pavarura” në vend që nga marrëveshja politike PD-PS e vitit 2003, edhe AMA është në fakt një institucion i ndërvarur, anëtarët e së cilës janë propozime të partive politike të pranishme në parlament, shkruan Reporter.
Kjo është nisma e kryeministrit Edi Rama kundër lirisë së shprehjes.
b.b/dita

Kater musketjeret:Salehu & Lulushi,Iliri & Monika po kerkojne te dijne ku kane qene ca shqiptare me daten 30 Qershor te ketij viti nepermjet sistemit TIMS.
Dhe me qe ne Shqiperi nuk funksionon asnje ligj per privatesine katershja e me siperme ka leshuar tere juristet e plepave apo kristaline te gjejne te dhena:
Psh Saliu do te dij se ne daten 30 Qershor ku ka qene Jozefina Topalli.
Ne se ka qene ne Svicer, Saliu do te dije me cilin ka qene?
Monika eshte xheloze per Edin;a ka qene vertete ne Shqiperi Edi apo ka qene ne Gjermani dhe fleten e votimit e ka hedhur dikush tjeter.Po me cilen ka qene ne Gjermani?
E keshtu me radhe kerkohen te dhena per Voltana Ademin;a eshte e vertete qe nuk ka votuar
apo ka mashtruar Partine?
Ku ka qene ne 30 Qershor?
Ne Monte Negro?
Me cilin?
Per mua dij qe kerkon te dhena Presidenti i Republikes,sepse ai ka marre miratimin tim
per te kerkuar keto te dhena…
Si puna e xhirafes, u vjen te fundit sinjali.
qenie te papergjgjeshme
media shqiptare kto 30 vjet Lajthitje
eshte nji nder bashkpunetoret kryesore te shkaterrimit te shqiperise
dhe degjenrimit total te shoqerise shqiptare .
plasini syt se me cfar ke te besh ne medien Bordeello
Shqiptare ,
pastaj kerkoni te drejta .
Kafshes nuk i jepen te drejta sepse del jashte kontrolli
flisni ju per liri mediatike nderkohe qe abuzoi nee menyren me tee paskrupullt me lirine
duke cuar prane gremine kte Shqiperi .
media ortake me krimin politike shqiptare
eshte nji nder shkaktret kryesore te gjendjes ku ndodhet sot Shqiperia e shoqeria e marre fund shqiptare .
le qe ku keni sy te shikoi ju idiote ,
ju jan qerruar syte e thartuar trute .
e te gjith ato vend ee shoqeri qe u kerkua pasurimi
shpejte ky Art FAKE i pasurimit nga media etj ,
con ne cdo kohe ne nji Apokalipse te shoqerise ku
aplikohen ato metodaa pasurimi ,
si ka ndodhur eedhe ne shqiperi .
—–
Per mua Ligjet duhet te jene shume me te forta per medien ,
sidomos referuar Moralit te tyre ,
i cili ne pergjithsi eshte Antishqiptare .
Zonja apo zonjusha Skendaj, hajde dhe shpif ketu ne SHBA kunder zyrtareve me te larte te shtetit dhe do ta provosh se ku do te perfundosh! Mediat ne Shqiperi jane te lira te raportojne cdo ngjarje te vertete ,por jo Babale te mbeshtetura ne SHPIFJE, e cila eshte kthyer ne nje INSTITUCION denigrues te krereve politike te partive opozitare te rruges, qe sillen neper rruget e sheshet e Tiranes si dikur repartet hitleriane qe dogjen Parlamentin Gjerman.
Rama lodhet kot. Nuk ka shanc jo ai po me i miri qe te kaloj ligje te cilat cenojne lirine e fjales. Shqiperia nuk eshte diktatura e proletariatit, por nje vend anetar i Natos qe aspiron BE-ne me nje kushtetute qe garanton lirine e fjales.
Edhe po kaloi nje ligj te tille me kartonat e ripjelljes, diten tjeter do hidhet ne koshin e plehrave si antikushtetues i cili cenon nje nga amendamentet kryesore te saj.
Te gjitha shkeljet e kesaj qeverie korruptive qe u raportuan ne Shqiperi dhe kokainethithesi i quajti shpifje, dolen te verteta. Por edhe sikur te jene shpifje, liri e fjales do te thote liri e fjales, pavaresisht permbajtjes.
Shpifesit dhe demagoget me te medhenj jane kjo qeveri dhe mediat qe ajo ka ne xhepin e saj. Por, edhe keta kane te drejten e tyre qe te shprehen, pavaresisht se i kojne Shqiptaret me genjeshtra e manipulime 24 me 7.