Komiteti i OKB: Shqetësim për “21 janarin”, fajtorët të dalin para drejtësisë

anazapta

Komiteti i OKB për të drejtat e njeriut shpreh shqetësimin e tij lidhur me zvarritjen e hetimeve për ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe kërkon nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë.

Në raportin e këtij komiteti për Shqipërinë, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit dhe sugjerohet kompensimi i familjarëve të 4 protestuesve të vrarë.

Më tej, në raport thuhet se Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e grave dhe fëmijëve, ndërsa një tjetër problem është fenomeni i gjakmarrjes. Komiteti i OKB për të drejtat e njeriut kërkon marrjen e masave nga ana e shtetit për luftë më efektive kundër trafikut të qenieve njerëzore, ndërsa në lidhje me gjakmarrjen rekomandohen masa të mëtejshme për t’u ardhur në ndihmë shumë familjeve të ngujuara.

Një tjetër shqetësim i komitetit të OKB-së për të drejtat e njeriut janë kushtet e këqija të burgjeve shqiptare, një problem i evidentuar shpesh edhe në raportet e Avokatit të Popullit. Komiteti i bën thirrje shtetit që të merren masa për të përmbushur standardet ndërkombëtare të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Gjithashtu, komiteti shpreh gjithashtu shqetësim për raportimet mbi sulmet kundër gazetarëve duke i bërë thirrje shtetit të marrë masa për të garantuar lirinë e shprehjes në të gjitha format.

“Të hetohen rastet e dhunës apo sulmeve kundër gazetarëve dhe të parandalohen dhe frenohen paditë kundër medias”, thuhet në raport.

Share This Article
3 Comments
  • PSE NUK REAGON EDI RAMA PER KRIMET E SALIUT?

    Mbase nuk kerkon te egerrsoje KULCEDREN e plagosur, por mbase i thote mendja te “mos hakmerret” sic deklaroi ne TOP STORY para do kohe me Sokol Ballen kur e shpallen Saliun si “Burre Shteti qe ka bere historine” Bota eshte me rrota dhe nuk i dihet si vjen puna, pas do kohe Saliu mund te “hakmerret” me Edin, po e kthyen per here te trete shqyptaret me kale te bardhe ne pushtet. Se tropojani Berisha e ka treguar me vepra qe nuk mallengjehet shume nga kundershtari sic veproi me Fatos Nanon kur vodhi ndihmat italiane per femijet e vobekte dhe me pas Toz Pijaneci vuri mend dhe nuk e denoi Saliun ne vitin 1997 kur i vuri zjarrin Vatanit dhe falimentoi shtetin, por e fshehu ne shtetpine e Bashkim Finos me teorine e tij pragmatiste te biznesmenit pa skrupula dhe paragjykime morali:

    ME MIRE NJE MIK SESA NJE ARMIK

    tha atehere Fatos Nano dhe ne vend ta raste brenda Saliun per zullumet e piramidave te 97-s e beri ortak ne trafikun e armatimit te Enverit ne vendet terroriste te Botes se Trete bashke me Hashim Thacin me ndihmen e seksereve profesionise te Jugosllavise te Titos. Kjo treshe famoze beri pare te madhe me teorine e Makiavelit:

    QELLIMI PER TE FITUAR LEKA JUSTIFIKON MJETIN.

    Prandaj edhe nastradini papushim po pyet ne media dhe ne TEMA:

    CILI ESHTE QELLIMI I EDI RAMES QE HESHT LIDHUR ME KRIMET E SALIUT?

  • Nastradin i respektuar Rama ka deklaruar që vrasesit do shkojnë para drejtësisë,kushdo qofshin! Në të kundert edhe unë dal kundër Ramës po këtu dhe në permbysje të tij! Ka kerkuar 300 ditë per te parë Sovrani si evulon Shqiperia dhe si ngrihet ne sistem kultura e ndëshkimit të krimeve me drejtësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *