Komiteti LIBE në PE voton në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën

J L

Kosova është një hap më afër liberalizimit të vizave.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, Komiteti Europian për liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka bërë të ditur se në një votim të hapur lidhur me fillimin e bisedimeve me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën

Mandati do të konfirmohet në një seancë plenare të Parlamentit Europian.

66 anëtarë kanë votuar për propozimin e fillimit të bisedimeve me Këshillin Europian. 49 vota kanë qenë për, 4 abstenime dhe 13 vota kundër.

Komiteti LIBE është komitet i posaçëm në Parlamentin Europian për mbrojtje të të drejtave civile dhe të drejtave njerëzore, duke përfshirë ato të minoriteteve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *