Vjedhja e Bankës së Shqipërisë zbulon një tjetër skandal.
Kompania që ishte kontraktuar për të bërë auditin e Bankës së Shqipërisë, Grand Thornton , i ishte hequr licensa.
Ajo ishte marrë pa tender, ndërkohë që licensa i është hequr edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.
Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë punësoi Grant Thornton shpk. për kryerjen e një auditi të një prej kompanive më të mëdha të sigurimive në Shqipëri, e akuzuar për evazion fiskal. Shifra e padeklaruar nga kompania kapte vlerën e rreth 40 milionë lekëve.
Fillimisht ishte Autoriteti Mbikqyrës i Ministrisë së Financave që identifikoi këtë mosdeklarim nga ana e kompanisë, por më pas ju ngarkua Bordit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë që të kryente hetime të mëtejshme.
Bordi nga ana e vet ja caktoi këtë detyrë firmës ndërkombëtare Grand Thornton, e cila sipas Bordit, dështoi në kryerjen e një auditi profesional.
Sipas Bordit, Grand Thornton dështoi në shqyrtimin e të dhënave manaxheriale dhe marrëveshjeve të kompanisë dhe dështoi gjithashtu në gjetjen e provave lidhur me detyrimet e padeklaruara.
Urdhri i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë pretendon se Grand Thornton u angazhua në mënyrë joprofesionale dhe neglizhente në drejtimin e kësaj çështje.
Sipas Ligjit nr.10091 të Auditit , artikulli 24, pika 3, Bordi vendosi që të pezullojë për një vit liçencën e auditit të Grand Thornton.
Kjo do të thotë që deri në 31.12.2014 Grand Thornton nuk do të kryejë as edhe një audit në Shqipëri.
Në një rast në Kosovë kjo kompani ka konkurruar duke pasur si partner vëllain e Lulzim Bashës.
Grand Thornton shpk. është përfaqësia në Shqipëri e firmës ndërkombëtare Grand Thornton DOO Shkup, Maqedoni, e cila ka edhe një filial në Kosovë./TemA


Hani pini e rrembeni
Mbushni xhepe mbusni arka
Te pabrek ju gjeti dreka
Milioner ju zuri darka
Hani pini e rrembeni
Eshte koha e cakejve
Hani pini e rrembeni
Eshte bote e maskarenjve
Ali Asllani me 1912
Kur nje institucion kaq i rendesishem i shtetit si Banka Kombetare, funksionon si mos me keq, le te imagjinohet per institucionet e tjera…
I NDERUARI KRYEREDAKTOR,
Para se te na thoni emrat e tere kompanive fantazma qe ka 25 vjet qe nuk lene gje pa na kontrolluar deri tek b….e grave NA THUAJ EMRAT E KESHILLIT MBIKQYRES SE HAJDUTERISE SE BANKES SE SHQIPERISE.Respekt
rilindja e rames do luftonte korupsjonin. kurse prkrkete ngjarje nuk ndjehet .
Nderkohe Edi po mendon te shkoje me pushime se eshte lodhur nga 300 dite pune e nuk ia ka ngene te merret me te tilla cikerrima.
Po dihet fullhajni donte atorezultate per te maskuar gjendjen pra vjedhjen kjo trgon se helli qe ai kerkon te jete edhe me I gjate e me I trashe, ndyresira , Cudi hijenat bashkohen me nje here atje ku ka ketma ,!!!