Provat e fundit klinike ishin pozitive, sa i përket trajtimit të COVID-19 me antiviralë, shkruajnë mediat greke.
Pilulat e zhvilluara nga kompania farmaceutike amerikane Merck, thuhet se do të trajtojë me sukses të infektuarit me COVID.
Ky ilaç duket se pengon me sukses përsëritjen e ARN-së të shumë viruseve, përfshirë koronavirusin e ri, si dhe ato më të vjetra si SARS-CoV-1 dhe MERS.
Kur koronavirusi riprodhohet, ai bën një kopje të ARN-së së vet, por ky ilaç pushton ARN-në e re, duke e udhëzuar atë që të vetëshkatërrohet, duke e çuar virusin në vdekje dhe duke pastruar trupin e njeriut prej tij.
Përfitimi i një prove të suksesshme të këtij ilaçi dhe atyre të bazuara në të njëjtën substancë është i madh: Kjo pilulë do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar shumicën e rasteve të sëmundjeve serioze, por edhe për të parandaluar mutacionin e virusit, pasi në thelb e detyron atë të pësojë mutacion, shkruajnë mediat.
j.l./ dita

mos vallë është antiviral dhe jo antibiotik??
antibiotikët janë për bakteret??
apo e kam gabim??
antiviral thote dhe titulli i artikullit.
Ceshtja eshte pse nuk vene emrin e antiviralit qe eshte Molnupiravir. mire qe bejne artikuj copy-paste po se bejne as sakte.
Ky antivirals I coka Sms Arn dhe e urdhroka te veteshkaterrohet dmth te kryeje vetevrasje.Qenka shume interesant.Sa paska ecur farmaceutika vertet s’me besohet.
drejtor,punë e madhe,cako nuk beson se egzistojnë gripet e ti nuk beson një ilaç!!
sidoqoftë mos e vraj fare!!
lene se e vrasin të tjerët,për ty!!
e rëndësishme është të mos besosh se toka është e sheshtë!!
sputo
ta merr menja se kam gabuar unë apo kanë korigjuar gabimin??