Varianti i ri i Botsvanës vë në alarm botën. Shumë qeveri në botë si Italia, Japonia, Israeli, Mbretëria e Bashkuar kanë nisur bllokimin e fluturimeve nga disa vende të Afrikës.
Ky është variant më i ri i virusit që ka pësuar më shumë mutacione dhe që shkencëtarët dinë shumë pak për të. Rastet e para janë regjistruar në Afrikën e Jugut, Hong Kong, Izrael dhe Botsvana.
Në lidhje me këtë ngjarje reagoi zëdhënësi i kompanisë Pfizer – BioNTech, i cili deklaroi që varianti i Botsvanës ndryshon nga variantet e tjerë për shkak të proteinës “spike” që mund të hyjë më lehtë në qelizat e njeriut.
Laboratorit të BioNtech në Gjermani do t’i duhen dy javë kohë që të zbulojë nëqoftëse vaksinat aktuale janë ose jo efikase ndaj variantit të ri.
Kompania deklaroi që i duhen disa javë për të prodhuar vaksina për variantet e reja dhe që mund të nisin shpërndarjen e tyre brënda 100 ditëve.
o.j/dita

Hahaha filluan keta me perhapjen e varianteve te reja. Eshte e qarte qe duan t’a mbajne boten ne zgrip dhe t’a injektojne per jete me vaksina te reja. I kane gati te gjitha, madje i kane pergatitur. Eshte e pamundur te besh vaksine ne 6 muaj.
Po.
E gjeten edhe sebepin per vitin 2022 qe ti mbajne per topesh njerzit. Çpohuni bageti çpohuni se “variantet” nuk do mbarojne asnjehere..
Këtë vit dollia qënka me ”Botsvana-cov”. Edhe sikur të jemi shëndosh si kokrra e mollës do të na vdesin duke na futur çdo nëntë muaj një dozë përforcuese me virus. Green pass, one way ticket to the blues.