Turqit paraqitën studim për Skavicën pa e kërkuar

Saimir Lleshi

Ministria e Energjisë i kujton Partisë Demokratike se shpesh nuk lexon sqarimet e nevojshme, teksa bën deklarata spekuluese. Bëhet fjalë për projektet e hidrocentraleve mbi Drinin e Zi.

“Në misionin e saj për të keqinformuar qëllimshëm opinionin publik, nuk është e papritur që sot Partia Demokratike bën të pa diturën. Rëndom ndodh që kjo forcë politike nuk lexon sqarimet e institucioneve shtetërore dhe as nuk kërkon informacion”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se studimet e kryera në vitin 2009, parashikojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve, ndërsa ai i Skavicës do të ndërtohet nga Korporata Energjetike Shqiptare.

“Studimi i Sogreas përfaqëson skemë shfrytëzimi në tërësi për të gjithë Drinin e Zi. Bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” kanë depozituar një propozim të pa kërkuar që përmban studim të detajuar inxhinierik dhe fizibiliteti ekonomik, përfshirë mos detyrimin e shtetit për të garantuar blerjen e energjisë së prodhuar. Studim ky i cili tanimë konsiderohet gjithashtu pronë e shtetit shqiptar dhe mund të përdoret prej tij edhe në rastin kur gara për këtë procedurë mund të mos dalë me sukses”, thuhet më tej.

Ministria tha se me ligjin e ri do të ndiqen procedurat e zakonshme për dhënien e tenderit në mënyrë transparente. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *