Kompanitë e basteve kanë publikuar favoritët e Champions-it, pas hedhjes së shortit për finalet e 1/8 në Nyon të Zvicrës.
Kompanitë angleze kanë dalë në përfundim se Bayerni i Munihut është skuadra më favorite për të ngritur trofeun e gjashtë në Berlin më 6 qershor 2015. Triumfi i bavarezëve është kuotuar me koeficientin 3.6. Kujtojmë që bavarezët do përballen me Shakhtar Donetskun në 1/ 8-at.
Ndërsa në vend të dytë renditet Reali i Madridit. Kampionët e Europës në fuqi do përballen me Schalke 04, çka kualifikimi në çerekfinale është i garantuar.
Në vend të tretë renditet Barcelona me koeficient 7. Më pas vjen Chelsea me koeficient 8; Mancheter City me15; Atletiko Madrid me 19; Arsenali me 23; PSG-ja me 26; Juventus dhe Dortmundi 29 dhe e fundit është Schalke 04 me 251.
