Kompanitë e basteve: Ronaldo është superfavorit për ta fituar Topin e Artë

redaktor

Pothuajse një vit më parë, më 13 janar 2014, Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë (të dytin e karrierës) në Pallatin e Kongreseve në Zyrih. Portugezi mori 27.99% të votave, i ndjekur nga Messi me 24.72% dhe Ribery me 23.39%. Një garë e barabartë.

Por, këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe sulmuesi i Realit është superfavorit për ta fituar këtë çmim pa shumë rivalitet.

Të paktën kështu mendojnë kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë portugezin me 1.28, para Manuel Neuer (5.00) dhe Leo Messi (17.00).

Edhe pse portieri Neuer fitoi Botërorin me Gjermaninë, performanca e shkëlqyer e Cristiano Ronaldos në Champions League (17 gola, rekord i ri) dhe Këpuca e Artë e Europës peshojnë shumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *