Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kompanitë e huaja transferuan 238 milionë euro fitime në 2015-n, rritje 11%
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Kompanitë e huaja transferuan 238 milionë euro fitime në 2015-n, rritje 11%
EkonomiLajmi i fundit

Kompanitë e huaja transferuan 238 milionë euro fitime në 2015-n, rritje 11%

Elton Tafaruci
Published April 6, 2016
Share
SHARE

Pavarësisht se ekonomia po kalon ditë të vështira dhe shumë sipërmarrje me zor po arrijnë të mbijetojnë në treg, për kompanitë e huaja këto po rezultojnë periudha të arta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sipërmarrjet e huaja kanë transferuar jashtë vendit 238 milionë euro në 2015-n, me një rritje prej 11% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në krahasim me 2013-n, fitimi i transferuar është trefishuar (shiko grafikun).

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e katërt 2015, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 74 milionë euro, nga të cilat 41 milionë euro janë në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.

Sipërmarrjet e huaja transferuan përgjithësisht në 2015-n fitimet e vitit të mëparshëm. Bankat dhe shoqëritë me kapital të huaj të telekomunikacionit kryesojnë në listën e sipërmarrjeve më fitimprurëse në vend, një pjesë të konsiderueshme të të cilave i transferojnë te mëmat jashtë vendit.

Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë.

BKT ishte kompania me fitime para taksave më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015-n, ku për 9-mujorin, fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore.

Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone, shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë)./MONITOR

Elton Tafaruci April 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?