Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kompanitë e sigurimeve kërkojnë heqjen e TVSH-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Kompanitë e sigurimeve kërkojnë heqjen e TVSH-së
Ekonomi

Kompanitë e sigurimeve kërkojnë heqjen e TVSH-së

editor
Published February 22, 2013
Share
SHARE

Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve kërkojnë heqje të TVSH-së për këtë sektor dhe rregullim të tregut. Gjatë një takimi me Autoritetin e Konkurrencës, ishin siguruesit ata që propozuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet e tyre. Sipas tyre, ekziston një vendim i gjykatës së Strasburgut që përcakton se policat e sigurimit nuk janë produkt final, por marrje e një përgjegjësie, ndaj për to nuk duhet paguar TVSH.  Përfaqësuesit e kompanive u ankuan se tregu vazhdon të jetë me probleme dhe i parregulluar. Sipas tyre, primi i rrezikut apo kosto e sigurimit nuk duhet të jetë e njëjtë për të gjitha kompanitë. Autoriteti i Konkurrencës prezantoi gjithashtu një rregullore të re që do të lejojë marrëveshjet e siguruesve në funksion të llogaritjes së primit të rrezikut. Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës Lindita Milo, tha se rregullorja do t’ju krijojë kompanive hapësira që të bashkëpunojnë për përcaktimin e primit të rrezikut, duke respektuar kufizime të caktuara që ky bashkëpunim të mos klasifikohet si marrëveshje e ndaluar. Rregullorja e hartuar nga Autoriteti i Konkurrencës vjen vetëm pak muaj pasi kompanitë e sigurimeve u gjobitën për marrëveshje të ndaluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik. Rregullorja e re do t’ju lejojë kompanive të bashkëpunojnë për të caktuar primin e rrezikut, por jo për të përcaktuar çmimin final të primit të sigurimit.

editor February 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?