Komploti kundër Kushtetutës (dhe një letër e Withers-it)

redaktor

Mbi 7 vjet pasi Parlamenti i Shqipërisë mori vendim për të ndryshuar disa nene të Kushtetutës së Republikës edhe ndërkombëtarët po mbështesin pa ekuivok nevojën e disa ndryshimeve të tjera të Kushtetutës. Por këtë herë, për të korrigjuar pikërisht ato ndryshime që u bënë në prill të vitit 2008! Përse? Sepse mjaft nga ato ndryshime kanë rezultuar tejet të gabuara dhe kundërproduktive në raport me sistemin e demokracisë liberal-kushtetuese që themelohet mbi parimin e ndarjes dhe barazpeshimit të pushteteve. Shkurt, ndërkombëtarët e dinë se që reforma në drejtësi të ketë shanse suksesi, duhen zhbërë një pjesë e asaj “reforme kushtetuese” që u votua, vite më parë, një mesnatë prilli, po me pëlqimin e ndërkombëtarëve! Përse ndërkombëtarët jo vetëm toleruan, por përshëndetën ndryshimin nga Kuvendi i Shqipërisë, me votat e bashkuara të PD dhe PS, të Kushtetutës së Republikës në natën e 21 prillit 2008? Përse u shfaqën të shurdhër ndaj atyre zërave që i kundërshtuan këto ndryshime madje edhe protestuan fort kundër tyre? Dhe në mos nuk i dëgjonin dot ata zëra, përse u shfaqën të verbër ndaj parimeve klasike të demokracisë liberale që ato deformime të Kushtetutës i dhunonin aq hapur?!

***

Analiza e sistemit të drejtësisë, një libër voluminoz i përpiluar nga një grup ekspertësh vendas e të huaj në funksion të reformës në drejtësi, nis me çështjen e Presidentit të Republikës saktësisht, me mënyrën si zgjidhet ai. Tashmë, është bërë një shqetësim fakti që kreu i shtetit zgjidhet vetëm me shumicë të thjeshtë parlamentare pra, edhe vetëm me votat e mjafta për zgjedhjen e qeverisë. Dhe me të drejtë specialistët kanë konstatuar që zgjedhja në këtë mënyrë e një Presidenti, në thelb partiak dhe jo të pranuar nga të gjitha palët, jo vetëm nuk ka nxitur konsensusin politik në vend duke dëmtuar edhe ndarjen e balancimin e pushteteve, edhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) deri edhe ushtrimin e si duhet nga vetë Presidenti por edhe Parlamenti, të kompetencave kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë. Ndaj analiza sugjeron nevojën e ndryshimit të kësaj situate të krijuar me ndryshimet e Kushtetutës në 2008. Dhe prandaj nuk mund të mos të pyesësh përsëri: Mirë politikanët shqiptarë që, kush më shumë e kush më pak, e kanë në gen nga një dell autokratizmi, po këta ndërkombëtarët ç’patën që e toleruan ato ndryshime të mbrapshta që vetëm me demokracinë dhe lirinë nuk kishin asnjë lidhje?

***

Pak ditë më parë, në sallën e Pallatit të Kongreseve, ndërsa zhvillohej një tryezë për reformën në drejtësi, ishin prezentë shumica e aktorëve të investuar në ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008. Nga pala shqiptare mungonte opozita e PD. Por nga ndërkombëtarët ishin të gjithë, edhe përfaqësuesit e BE, edhe të OSBE edhe ambasada e SHBA madje, edhe përfaqësuesi i Komisionit të Venecias. Dhe të gjithë folën shumë mirë për nevojën e pavarësimit real të drejtësisë nga politika dhe korrupsioni, për ndarjen e pushteteve dhe rëndësinë jetësore që kanë gjëra të tilla për demokracinë. Madje, theksuan se këto duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët dhe të mos i presin nga ndërkombëtarët. Folën në bazë të principeve të demokracisë. Por mos vallë këto principe të çmuara dhe vitale, nuk i dinin përfaqësuesit e po këtyre institucioneve, ambasadave apo përfaqësive të nderuara 8 vite më parë kur miratonin ndryshime të Kushtetutës krejt në kundërshtim me to? Shqipëria, pushteti i drejtësisë në Shqipëri, ka patur një kosto shumë të madhe për shkak të atyre ndryshimeve. Prandaj kemi të drejtë të pyesim: A janë në gjendje ndërkombëtarët dhe institucionet e tyre, t’i përmbahen parimeve të demokracisë dhe lirisë pavarësisht ndërrimit periodik të personelit të tyre?  Sepse është vetëm një devocion i tillë që garanton një diplomaci të qëndrueshme, pavarësisht kohërave dhe njerëzve, në favor të demokracisë dhe lirisë. I jemi sot mirënjohës ndërkombëtarëve që po mbështesin reformën në drejtësi. Por ndërkaq, ata i detyrohen një ndjesë shqiptarëve për tolerimin, në mos sugjerimin, e atyre ndryshimeve të Kushtetutës pa të cilat, edhe drejtësia shqiptare nuk do të kish degraduar në pushtet të padrejtësisë. Natyrisht, ambasadori amerikan Lu, ambasadorja e BE Vlahutin, ambasadori i OSBE Raunig nuk kanë asnjë përgjegjësi personale. Por mbetet përgjegjësia e institucioneve apo diplomacive që ata drejtojnë.

***

I vetmi deri më sot, që ka kërkuar falje publike nga aktorët kryesorë të asaj kundër-reforme quhet Edi Rama. Ja çfarë shkruhet në librin “Kurban” për ato ndryshime që në fakt, bënë kurban ndarjen e pushteteve dhe që sipas po Ramës: “…për hir të së vërtetës, rezultuan në një pjesë të tyre të pamatura mirë me kalimin e kohës, vetë mënyra sesi u kryen la atëherë shumë për të dëshiruar në opinionin publik, ku zërat e pakompromentuar kundërshtues…u dëgjuan fort dhe sot ka arsye për të kërkuar ndjesë publike që s’u mor parasysh ai shqetësim i ngritur me të madhe dhe për të mos lejuar më asnjëherë një praktikë të ngjashme…”. Kjo ndjesë nuk është thjesht një standard etik. Është provë mësimi nga një gabim dhe si e tillë, garanci për mos përsëritjen e gabimit. Por garancia themelore, është ajo e sistemit të institucioneve të pavarura që pikërisht ato ndryshime të prillit 2008, e minuan rrezikshëm. Dhe investimi i qeverisë Rama ndaj një reforme që synon pikërisht krijimin e pushtetit të pavarur të drejtësisë, shpresojmë se është provë e shtuar e dedikimit për sistemin.

***

Vite më parë, kam publikuar një artikull mirënjohjeje për John L. Withers II, ish-ambasador i SHBA në Tiranë. E falenderoja sepse për disa vjet, edhe pse larg Shqipërisë dhe jo më në detyrën e ambasadorit, u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe të dedikuar, ndër pak zëra të tillë në radhët e ndërkombëtarëve, në mbështetje të demokracisë dhe kundër kërcënimit të një pushteti autokratik. Por sot e vërteta më detyron t’i drejtoj një qortim. Për heshtjen e mbajtur nga ambasada e SHBA në ato ditë të vështira të prillit 2008. Dhe kush hesht para një të keqeje, e pranon atë.

***

Në librin “Komploti Kundër Lirisë” jam përpjekur të analizoj Pse-të e qëndrimit të ndërkombëtarëve që, nuk shkonte në favor të fuqizimit të një sistemi të demokracisë liberale në Shqipëri. Dhe kam arritur në përfundimin se në ato momente, kryesisht për shkak të konfliktualitetit të pafund politik në Shqipëri, ata u dorëzuan dhe duket ranë dakord mes tyre, se shqiptarët nuk e bëjnë dot demokracinë liberale. Dhe se për hir të një stabiliteti, deri edhe rajonal, do të ishte më realiste instalimi i një demokrature, domethënë, i një autokratizmi “demokratik”. Forma më e sofistikuar e këtij qëndrimi, është një opinion “amicus curie” dërguar, në favor të ndryshimeve të Kushtetutës, nga Komisioni i Venecias dhe që te “Komploti” e kam stigmatizuar jo pa revoltë “armikus curie”! Kur edhe ky institucion, i famshëm për mbrojtjen e parimeve kushtetuese të demokracisë u pajtua me çorbën e 21 prillit, nuk kishte si mos dyshoje për komplot dhe të bërtisje deri në kupë të qiellit: Edhe ti o Brut?! Shkurt, Shqipërisë ju ofrua një formulë stabiliteti por jo lirie. Dhe kjo ishte krejt në kundërshtim me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

***

Në artikullin mirënjohës ndaj ambasadorit Withers, pata nënvizuar se parimet universale të lirisë nuk kanë vlerë vetëm për vendet e mëdha; se ato nuk duhen mbrojtur vetëm atëherë kur përputhen me interesa strategjike të shteteve të mëdha. Ato duhen mbrojtur kudo ku ka njerëz. Ndryshe përse janë universale?! I pata shkruar këto radhë edhe me mllef për ato qëndrime krejtësisht të mjegullta, madje edhe në kundërshtim me parimet universale në fjalë, që kishin mbajtur jo pak ndërkombëtarë. Dhe ambasadori Withers më shkruante: “Në ato rreshta, në pak fjalë të thjeshta, ndesh parimin tim udhëheqës, si diplomat dhe si banor i thjeshtë i globit. Gjithashtu besoj se ato fjalë shprehin edhe elementin kyç se si SHBA i përqaset botës: Një element që na ka dalluar ne (amerikanët) si komb nga shumë të tjerë në trajtimin e fqinjëve; një element që nuk mund të lejojmë ta humbasim pa një kosto të rëndë të një statusi që e gëzojmë për kaq gjatë. Dhe ne nuk mund të tolerojmë humbjen e tij, jo vetëm në Rusi apo në Kinë, ne nuk mund të lejojmë të humbasim atë edhe në Shqipëri”.

Share This Article
13 Comments
  • Ik mer trap se smerr vesh ti nga keto pune …nje cope mesues ke qene dhe tani nje cope histerik je !

    • Dru me pre…. a kini dru me pre?

      Per sa i perket popullit shqiptar: “Demokracia nuk dhurohet e as nuk falet por fitohet!”

      Persa u perket nderkombetareve: kush nuk pelqen hargetim falas!!?
      Perse na u dashka qe ne tu referohemi nderkombetareve per cdo corbe qe bejme ne vendin tone. Kush jane nderkombetaret? Perse na duhen keta njerez rehati per te na tregyar se si behet arithmetika e thjeshte e quajtur demokeaci??

      Qysh prej fillimit te kesaj meseleje me emrin demokraci shqiptare klasa pplitike i ka meshuar “idese” se nderkombetareve ne koke vit per vit, muaj per muaj, jave per jave e dite per dite. Ore e monut pa pushim sikur te na lexonin biblen e krishtit apo kuranin e muhametit.
      Bibla dhe kurani u lexohet njerezve si e ardhur nga qielli me te cilin ata as qe mund te komunikojne. Edhe fjala dhe garancia e nderkombetareve u eshte lexuar shqiptareve te izoluar per 45 vjet dhe te lindur e rritur ne izolim si fjala e atyre me te cilet shqiptaret nuk mund te komunikojne, dhe per te cilet shqiptareve u ishte ndaluar rreptesisht te lexonin absolutisht cdo gje per 45 vjete.

      Nderkombetaret jane dhe mbeten me zero influence pozitive ne shqiperi pasi nuk eshte puna e tyre qe te na ndreqin punet ne. Por egzistenca dhe prezenca e tyre ne shqiperi eshte perdorur per te shurdhuar dhe qorruar masat pasi me masat te matufepsura politikanet tane do te mund te benin mbi ekonomine dhe forcen e kombit ashtu si bejne kopeja e derrave ne te mbjella.

      Demokraci ne shqiperi nuk do te kete pasi populli eshte I rrenxuar dhe nuk mund ti behet gard dhe te ruaj nje sistem delikat si demokracia dhe ne te njejten kohe klasa e maskarallikut politik shqiptar zoteron forcen absolute per te injoruar cdo rregull e respekt qe ligjet kerkojne ne demokraci.

      Nderkombetaret gjenden ne shqiperi per te mare rrogat dhe ku te munden edhe bonot qe paguan nen dore maskaralliku politik shqiptar.

      Maskaralliku politik I vendit gjendet ne shqiperi vetem pasi aty mund te pasurohet pa bere asnje pune dhe pa mbajtur asnje pergjegjesi.

      Populli shqiptare dhe vendi jane baza per pasurimin e maakarallikut shqiprar dhe per argetimin dhe pagesen e nderkombetareve.

      Ndersa analistet jane mizat e kalit qe edhe kur I ngordhur ato vazhdojne te ushqehen mbi te.

      Pra si i thote populli: “O mete per vete, askush per te gjithe”.

  • *****Reforma ne drejtesi eshte nje falsitet I pa skrupullt ,prokuroria dhe gjykatat shqiptare sot jane kthyer jo ne korporat fitimprurse, por eshte shendrruar ne nje organizate e rreziksham kriminale.Sot ne shqipri nuk ka drejtesi ,prokuroria falsifikon provat e krimit ne vengjarje me ane te policise gjyqesore dhe mjeksise ligjore.Prokurori zvarrit dhe nuk ndjek ose pushon çeshtjen penale ne favour te kriminelit.GJykata zgjat seancat gjyqesore nuk mere parasyshe faktet dhe politikani ose krimineli dele I pa fajshem.K.L.D nuk ndeshkon gjyqtaret e korruptuar ,por mere para nga ata gjyqtaret per ti vendosur ne vende te preferuara.Ankesave te popullit nuk ja vare askushe ne K.L.D ,vargu I te cenuarve nga sistemi I drejtesise eshte shume I madhe.Ky sistem drejtesie ka gjeneruar dhe prodhon vetem krim dhe jo DREJTESI,ka falementuar prandaj reforme drejtesi me keta individe qe kane masakruar popullin per 25vjet nuk behet,çdo zhurme se po bejme reforme eshte nje genjeshter nje falsitet nje mashtrim .Eshte si ajo tufa e ujqerve qe te gjithe se bashku mbasi kane shqyer prene ,dele dhe thuaj se keta nuk bejne deme me !?…,prandaj nga keta nuk pritet te bejne kurre reforme.Per deshtimin total te sistsmit te drejtesise ne shqipri 24 vjet ,dhe krimet e te keqijat qe na kane shkaktuar ketij vendi meritojn vetem ndeshkim : duhet te gjithe te prokuror dhe gjyqtar te perjashtohen nga detyra dhe disa te ndeshkohen me burg.Vendin e tyre ta zene njerez te shkolluar jashte dhe nga shkolla e magjistratures ne vende .Te merren dhe nga vendet mike .sh.b.a -ja dhe B.E -ja .Kjo eshte reforme mbase kaqe vitesh masakrim te popullit shqiptar .Medja duhet ta thote hapur fjalen e saje.Ketu fillon themeli I shtetit te vertete SHQIPTAR.~~~~~~#

  • Andrea, me vjen keq por nuk na ke shpeguar, informuar thelbin, faktet, aresyet, pergjegjesite, etj., etj., te KOMPLOTIT, fjale e madhe kjo.
    Nese do te shesesh librin tend, kjo eshte pune tjeter.

  • Ah keta nderkombetaret ‘qe ka 23 vjet qe vendosin me qetesi do te jemi demokraci apo diktatature.Qe miratuan djegien disa here te shqiperise ndersa kurvat tona politike ngroheshin e benin mejkap.
    Nga kurvat tona vetem edushka e kuptoi tek kurbani sipas Stefanit qe kurveria ishte gabim.
    Nuk duhet te harrojme se per te shitur e djegur vendin,per te minuar demokracine selia e rozes ka qene ne unison me banden e Saliut.Urte e bute partia e bixhosciut Nano dhe cipeplasurit Rama ka bere pazare me mafien ne kurriz te popullitSa me varfer populli aq me shume do aspiroje majtas.
    Kete e di dhe sharlatani ne krye te Ps qe ben reforma te dhimbeshme dhe po vazhdon programin e Saliut Shqiperia nje euro.
    Reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore te iniciuara nga banditet Rama ,Berisha i kthyen partite politike ne pricipata dhe vendin ne nje Sulltanat.
    Rama nuk ka vullneti ti korrigjoje se i rrezikohet pushteti personal.
    Kurbani me ngjan me kujtimet e nje prostitute

  • Ne Shqiperi nuk ka DREJTESI!
    Ne pergjithesi gjyqtaret jane ose te PA AFTE,ose te KORRUPTUAR,ose MILITANTE PARTIAKE!
    Gjyqtaret NUK I KONTROLLON njeri per te vleresuar punen e tyre per cdo VENDIM qe marrin!
    Pas cdo VENDIMI TE PA DREJTE ka VIKTIMA qe u merret jeta,prona,parate,drejtesia etj!
    Pse ka kaq padrejtesi dhe kontroll ZERO ndaj gjyqtareve,ka kaq shume VET GJYQESI,KRIME etj!!!
    Merr vendim gjyqtari dhe me shume i referohet PRECEDENTEVE te meparshem apo konsultave me koleget se sa me LIGJET!!!
    Ankohu sa te duash,por ne Shqiperi nuk ka institucion qe te degjoje!!!
    Jam ushtarak ne pension,por per 23 vjet SHTETI FASHIST i Sali Berishes,Fatos Nanos dhe tani i Edi Rames na ka mohuar te drejten tone ,sipas ligjeve ne fuqi duke na mbajtur 50% te mases se pensionit!!!
    As Gjykaten Kushtetuese nuk e pyet njeri,perderi sa ajo me VENDIMIN NR.33/2010 beri interpretimin e drejte te nenit nr.29 te ligjit 10142/2009,qe ne asnje rast te mos ulej masa e pensionit te fituar ligjerisht,ne rast rillogaritjeje,por asnje nuk e degjoi!
    Kur nuk zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese,cfare ka ngelur per t’u zbatuar me???
    Per 3 vjet me radhe 1996 deri ne 1998 shteti FASHIST nuk na dha asnje lek pension te parakohshem,ndonese ligji ishte ne fuqi ,por veprohet ne kundershtim me KUSHTETUTEN!!!
    KU TA KERKOJME TE DREJTEN TONE,QE NA E JEP LIGJI???
    POSHTE QEVERITE FASHISTE ,qe nga 1991 e deri me sot!!!
    Vellezer ish ushtarake!
    BOJKOTONI ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT ne shenje kundershtimi te kesaj mazhorance MASHTRUESE!!!

  • naften dhe rafinerimin qe bleu ku ambasador ka krijuare kriza ekonomike me vleren 3oomilione dollare me 85 perqinte te naftes qe e komandojne europjanet si gjemanija dhe italija ky eshte shteti per neser te hane vete me respekte ladi

  • Ca ndryshimesh?! Mire eshte Kushtetuta. Ne 2017 pasi te fitoje zgjedhjet ASHE do zgjedhe presidentin me 71 vota. Pse u liru kshu. Ku ishin kta deri tashi.

  • Nje komentues i” zgjuar” thote:”ik mor trap se nje cope mesues ke qene”.Imagjinoni se çfar mund te jete ky lloje “kritiku” ,ku mesuesin e quan nje cope?

  • z. Stefani, e perdorni gabim shprehjen … “sistemin e demokracise liberal-kushtetuese qe themelohet mbi parimet e ndarjes dhe barazpeshimit te pushteteve”, dhe e keni permendur disa here ne shkrimin tuaj me tendence qe te krijoni nje perkufizim te ri mbi demokracine liberale. Per ndarjen e pushteteve jane te gjithe palet te interesuara, me perjashtim te diktaturave. Ne Amerike si liberale konsiderohen demokratet dhe si konservatore republikanet. Ne pergjithesi si liberale njihen te majtet dhe si konservatore te djathtet, madje ne Britani te djathtet quhen partia Konservatore. Por si liberalet ashtu dhe konservatoret perkrahin ndarjen e pushteteve ne menyre qe te funksionoje demokracia. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi, ( qe kushtetuten ja pershtasni njerezve qe keni, si p.sh. Bujar Nishani, ne vend qe te ndodhe e kunderta,) nuk ka lidhje me termin liberal apo konservator.

  • Andrea çfar mirnjohje ke per Ramen? Qenke ekzaltu shume perse pranoj gabimin? Andrea ( filozofi) ne demokraci nuk ka autokritike por vetem dorheqeje,dorheqeje,dorheqeje dhe pike. Po tu duk burre i mire Rama beje mik ne mos na e propogando si etalonmates.

  • Roli i nderkombetareve tashme dihet dhe kuptohet po ashtu dhe i politikanve tevendit tone.POR orjentimi i mendimit demokratik popullor e tregoi ne zgjedhjet e 23Qershorit do e tregoje ne 21 Qershor po keshtu sa here te kete zgjedhje se cfare eshte ne gjendje populli te beje,duan apo sduan keta politikane Shqiperia do te eci ne rrugen e demokracise e pakthyeshme e mbeshtetur nga aleati i madhe i shqiptarve SHBA te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *