Komuna e Fierzës ka fuqi punëtore

anazapta

I tërë hidrocentrali i Fierzës është në territorin e rrethit Pukë dhe pikërisht në komunën Fierzë-Pukë. Në këtë hidrocentral, të punësuar totalisht janë mbi 400 veta dhe nga këta të punësuar janë pothuajse të gjithë nga Bajram Curri dhe vetëm 8 veta janë nga Puka. Pra, kjo është një padrejtësi që na është bërë nga qeveria e kaluar. Dhe ju them me sinqeritet se banorët e komunës Fierzë që ky liqen u ka zënë tokën dhe janë banorë akoma aty, nuk janë të punësuar, që këtë vepër e kanë në tokën e tyre dhe që e ka jo më larg se dhjetë minuta. Por vjen nga Tropoja e vjetër dy orë më larg dhe punon aty. Komuna e Fierzës ka fuqi punëtore dhe djem të aftë që mund ta bëjnë çdo lloj pune në këtë vepër madhështore. Besoj qe do dëgjohet me vëmendje kërkesa jonë nga ministri përkatës i kësaj vepre dhe nga vetë z.Rama. Është një e drejtë që na është mohuar tash e 23 vite.

 

Nga komuna Fierzë-Pukë

Gëzim Meta.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *