Komunikimi, baza morale e një shteti demokratik

redaktor

I nderuar z. Kryeredaktor!

Është më lehtë të hysh në Pentagonin Amerikan sesa nëpër institucionet që merren me naftën shqiptare. Kjo derë u mbyllet specialistëve të naftës shqiptare. Për problemet e naftës në përgjithësi, dhe për ato specifike në veçanti, unë u kam drejtuar letra të hapura në shtypin shqiptar, si z. Berisha dhe z. Rama. Të gjitha janë në faqet e internetit. Për këto letra të hapura, zotërinjtë nuk treguan interesin më fillestar, të paktën të më çonin dy gisht letër. Ja, kështu komunikojnë qeveritë shqiptarë dhe administratat e tyre me specialistët dhe popullin e tyre. Për qeveritë shqiptare, unë specialisti i naftës nuk jam asgjë.

Nuk gjejnë dot një rrugicë të komunikojnë me specialistët e vërtetë të naftës shqiptare, të cilët dinë jo vetëm zonat perspektive, por edhe ku duhet shpuar. Nëpër dikasteret shqiptare, janë instaluar disa specialistë, që dinë vetëm të servilosen, të komunikojnë tinëz vetëm me ministrin. Këta beniaminë pengojnë çdolloj komunikimi të specialistëve me institucionet shqiptare. Pa u krehur këta, nuk do të ketë ecje përpara.

Përse qeveria shqiptare nuk fton në një takim të gjithë specialistët e naftës shqiptarë të njihen me ofertat vendase, se vetëm këta do t’i ngrenë ato paketa në nivele të larta!? Komunikimi i popullit me institucionet qeveritare është baza morale e një shteti demokratik.

Letër e nënshkruar

Ing.Ahmet Çollaku

Share This Article
1 Comment
  • Kini te drejte ing.Collaku?Por ky shtet nuk ka veshe.Ky shtet nuk njeh as dhenien llogari para shtetasve te vet, as vetekritiken , as ato baza morale per te cilat shkruani? Nderime !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *