Komunistët majtas? Po Sala,Luli dhe Tritani?

redaktor

 

(Editorial në vargje)

Kukot edhe macet,
fort po mjaullisin:
“Bijtë e komunistëve,
po na qeverisin!”

Shqipëri e vogël,
komuniste ishte,
dhe kjo do të ndodhte,
s’mund të ndodhte ndryshe!

E kam thënë kaq herë,
dhe jo që t’u bind,
anti-komunistë,
kanë qënë Një Përqind!

Antikomunistët,
nuk kanë si të shtohen,
votim pas votimi,
shifrat po provohen!

Dhe gjithë opozita,
e them me keqardhje,
origjinë të kuqe,
e ka si prejardhje!

Fjala vjen Saliu,
që është i betuar,
në Partinë e Punës,
shumë gjatë ka milituar!

Dhe Lulash’ i ngratë,
që derdh e derdh vrerin,
kishte komunistë,
babanë edhe vjehrrin!

Dridhe si të duash,
stekën tek ky vend,
shumë gjak komunistash,
do gjesh në Kuvend!

Jo veç socialistja,
LSI dhe Likja,
kemi me shumicë,
tek Demokratikja!

Fjala vjen Tritani,
komunist i djepit,
ishte sekretari,
i universitetit!

Po dhe zonja Vokshi,
që bën si balliste,
ka rrënjë të forta,
dhe degë komuniste!

Të kuqen më shumë.
do shtojë historia,
çudi që çudite,
Bardh Ali Spahia!

I vetmi që është,
nga klasë e përndjekur,
po një zë i vetëm,
është një zë i mekur!

Si s’e di Fatbardhi,
këtë histori,
armiqtë e babait,
i ka në parti!

Me aritmetikë,
është më mirë të flitet,
kush është sot më shumë,
dhe më shumë do rritet!

Dhe tash kjo po bëhet,
gati një aksiomë,
bijtë e komunistëve,
do të jenë gjithmonë!

Po flas për prejardhjen,
për emrat në listë,
se këta në fakt,
nuk janë komunistë!

Sa ç’jam unë në fakt,
Mbret i Arabisë,
aq është Edi Rama,
një Bir i Partisë!

Ka kundër Gramozit,
plot klithma në kor,
po Ai ka ikur
nga ai tabor!

Po flas e po shkruaj,
për linjën e gjakut,
po hipokrizia,
s’na u nda prej pragut!

Këtu pa kapakë,
i kemi sahanët,
ajo linjë vazhdon,
nga të dyja anët!

Nga brezi i vjetër,
shkon tek brezi i ri,
po tani ka mbetur,
thjeshtë një teori!

A.Duka

Share This Article
9 Comments
  • Te drejte ke o Arben ,
    Shiko edhe intelektualin qe rri tek Tajvani
    PER komunistet perktheu Azgani ,
    Luftoje e punoje per ate shoqeri ,
    ne 90 u gthi Ballist i Ri ,
    Nuk i mbyllet buçja edhe sot
    Lufton si DonKishot
    Kekrkon te na mbushe mendjen
    SE kapitalizmi eshte i Emel si Mjalta ,
    Dhe nuk i plas per diabet ,
    Kerkon te vdese me barkun Plot
    Por edhe si IDIOT .
    Nuk po zgjatem me Poesi ,
    Sepse
    pres
    Nje elegji nga Kumandari TruShpelare
    MBESHTETUR NGA Troia ” Mjellma e zeze ”’ qe boje dale .

  • Komunistë në shpirt,
    Në deje dhe në gjak,
    Të gjithe tok kanë dhjerë,
    Në një uturak !

    Kokat në kusi
    Duart në tepsi,
    Ja pse sot kuvendi,
    Vjen erë pocaqi !

  • Vetem ti o Arben dhe PD vazhdoni historine e prejardhjes familjare.Shume e vjeter si teori.Kujt po i ruhet sot per gjyshin, s ‘po erujn per babe e nane.Regjimi komunist kur donte te kujtonte ndonje kusheri armik, kur donte ta harronte edhe baben ballist.Lerini keto budallalleqe ne ketokohra krejt te tjera.Arben Dukes kur te vdese itakon varri afer Enverit.Pyeteni dhe do shihni se eshte dakort, e ka per nder.hahaha.Go Duka go.hahaha

  • Ku jeshe vallë poet,
    Më njëzet e njëshin,
    Kur statujës leshkot,
    Na i vunë stërkembshin?

    Pse s’dole ta mbrosh,
    Me jetë bac Enverin,
    Po nga këmbët sytë,
    Ja mbathët si të 10rit?

    Në patëm komunistë,
    Të nderit e të besës,
    Pse shpejt u thërmua,
    Boshti i qëndresës?

    Me gisht nga të tjerët,
    Kollaj është të tregosh,
    Kur nga vetja fajin,
    Kërkon që ta largosh !

  • demo:Kam pas nje qen qe ka pas emrin qe keni ju!?Pac fatin e tij e pat shtyp makina e .utit.Ata qe ti i quan malok te .hkerdhefshin cfar te permban pragu.

  • Dmth. ky matufi komunist e pranon se PD-PS-LSI jane pjelle e nene kriminele PPSH. Ja pra perse Shqiperia ka mbetur ne pike te hallit sepse ajo nuk arriti te demokratizohej. Nuk mund ta sjellin demokracine enveristet ashtu sic nuk mund ta benin nazistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *