Komunistët janë të zhgënjyer në vitin e parë të qeverisjes së majtë.
Me anë të një deklarate për shtyp, Fronti i Majtë i drejtuar nga Marko Dajti, ka thënë se kjo qeveri ka arritur sukses vetëm në marketing.
Ai thotë se kjo qeveri është marrë vetëm me shkatërrime, dhe jo zgjidhje hallesh për popullin.
Fronti i Majtë ka parashtruar edhe një sërë kërkesash.
Nëse ato nuk plotësohen, komunistët thonë se do të nisin protestat.
“Fronti i Majtë i rikujton edhe një herë qeverisë shqiptare se, megjithëse po mbushet viti nga dita kur ka marrë në dorë celësat e pushtetit, nuk ka bërë akoma asgjë për të merituar pozicionimin e saj në spektrin e majtë.
Ende nuk janë përmbushur pikat thelbësore të programit të majtë dhe as ato detyrime që qeveria ka ndaj elektoratit dhe aleatëve të saj.
Qeveria arriti kulmin e suksesit vetëm në sektorin e marketingut dhe u bë e famshme për përzgjedhjen e kuadrit me një politike “meritokracie” të orientuar drejt kërkimit të femrave me zhvillim dhe hormone seksuale.
Ne i kërkojmë me forcë qeverisë “Rama” të kthejë vëmendjen nga nevojat e elektoratit që e ka votuar, të popullit shqiptar dhe atdheut.
Politika e tritolvënies e ka bërë të ngjajë më shumë me një qeveri barbarësh, sesa me një qeveri shqiptarësh.
Një qeveri që mendon të shkatërrojë pa marrë më parë masat për ndërtimin e një shteti social.
Është totalisht e gabuar dhe shprehje e një mentaliteti qeverisës që mendon për fasadën, por jo për themelet e ndërtesës-shtet.
Fronti i Majtë, si pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 23 qershorit, i bën të ditur Qeverisë “Rama” dhe mbarë opinionit publik se kërkon një angazhim më të madh për problemet thelbësore që shqetësojnë qytetarët e këtij vendi.
Ne nuk kemi marrë pjesë në këtë koalicon për ndarje postesh apo për zhvatje kolektive, por për të ngritur një shtet ligjor dhe në shërbim të qytetarëve.
Në këto kushte, Fronti i Majtë i drejtohet edhe një herë Qeverisë “Rama” me disa kërkesa, që janë njëkohësisht pjesë e programit të përbashkët politik të miratuar përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Ne kërkojmë:
– Arrestimin e menjëhershëm të të gjithë fajtorëve të tragjedisë së Gërdecit dhe drejtësi të plotë për këtë ngjarje. Dikur politikanët e majtë na nisnin në këmbë për të protestuar për këtë tragjedi, ndërsa sot po ata politikanë bëjnë marrëveshje të fshehta politike me kriminelët që shkaktuan 26 viktima. Por populli pret drejtësi.
– Arrestimin e menjëhershëm të të gjithë fajtorëve të tragjedisë së 21 janarit, ku katër burra mbetën të vrarë në bulevard, ndërsa protestonin për kauzën e majtë. Deri më sot, e vetmja gjë që ka bërë qeveria është vendosja përtokë e një pllakati që njerëzit e shkelin me këmbë, njësoj si pllakati që vendosi Sadami në fundin e luftës së Gjirit Persik me fytyrën e armikut të tij, Xhorxh Bush.
– Qeveria të miratojë kuadrin ligjor për ngritjen e Bankës Kombëtare Shtetërore të Kursimeve, një bankë që do të operojë në sistemin financiar si bankë e nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror. Qeveria duhet të kërkojë edhe licencimin dhe shtrirjen e kësaj banke në të gjitha ato shtete të cilat kanë filiale të bankave të tyre në Shqipëri, në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi t’i ruajnë kursimet e tyre në bankat e shtetit të tyre dhe të garantuara 100 % nga shteti. Të miratohet një ligj i posacëm për Bankën e Shqipërisë, e cila duhet të ketë kompetenca për politikat fiskale, por nuk mund të jetë një institucion që pavarësinë ta shndërrojë në abuzim.
– Të ndalohet menjëherë privatizimi i aseteve shtetërore në sektorët strategjikë dhe të anullohen të gjitha privatizimet e autorizuara nga satrapi Berisha në këta sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare.
– Të lirohen nga akuzat të gjithë ata persona që kanë ndërtuar pa leje në tokat apo trojet e tyre private dhe të lihen të lirë. Ne inkurajojmë dhe mbështesim qeverinë nëse vendos të prishë gjithë ndërtimet, me apo pa leje, të ngritura pas vitit 1990 në toka apo troje shtetërore ose publike. Në të gjitha këto raste, policia ka mbështetjen tonë të plotë edhe për të zhvilluar hetimet e rastit.
– Të përgatitet kuadri ligjor për legalizimin dhe licencimin e mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit, sikurse ekziston në disa vende të Bashkimit Europian. Këto vende sot janë të detyruar ta blejnë kanabisin nga serat e Cekisë dhe Izraelit, ndërkohë që malet e Shqipërisë ofrojnë kushte ideale për një prodhim cilësor dhe fitimprurës për ekonominë vendase. Të lirohen menjëherë të persekutuarit e kanabisit, që nuk kanë bërë më shumë se sa kanë zbatuar parimin e idealeve tuiaja të Dhjetorit: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave, Fronti i Majtë deklaron fillimin e një aksioni masiv protestash për kthimin e pushtetit te populli”, thuhet në deklaratën e komunistëve./b.l

Edhe ne progresistet qe nuk punojme por bejme komente tek DITA, jemi te zhgenjyer me komunistet e llojit te ketij tipi qe rri me PC modern para! Turp ! Si mund te rrije nje komunist i vertete me nje kompjuter te sofistikuar dhe monitor ultra moderno-revizionist !? Komunisti i vertete duhet te jete i pari ne sakrifica dhe i fundit ne privilegje. Ai duhet te shkruante vetem me kalem dhe bllok. Fundja dhe ndonje makine shkrimi “Olivetti” mund t’i lejohej. Po kapelen me strehe tip modeli kinez i viteve ’70 prej doku gri, ku e ka ?Pastaj fotografine e shokut Enver pse nuk e ka ne mur ?! Nese e ka me lart dhe fotografuesi nuk e ka kapur, atehere fotografuesi e ka bere me qellim, dhe duhet te shkoje para gjyqit.
Pastaj, nga menyra se si sheh ne monitor ky komunist i “oreve te fundit” (se te oreve te para, qene komunistet e ’41-shit), dhe nga buzeqeshja e lezetshme, duket sikur sheh dicka erotike! Ai mund te thote, perkundrazi se po studion programin e partise se tyre, por kjo nuk duket dhe aq bindese, poshte tavolines mund te fshihet “sekreti” se mos dicka i ngrihet nen pantallona. Nese kjo do te ishte e vertete, atehere ky shok, duhej internuar Bence te Tepelenes, i vetem dhe me shoke shume.
Ore ti i zhgenjyer: si u be me ata dy anetaret tuaj te Byrose Politike, qe s’ia hodhen mire ne qafe litarin shtatores se gabuar (ose popullit te tradhetuar) te tradhetarit e hajdutit parafullhajnist Ahmet Zogu? I keni ripranuar? Jane ne udheheqje serish? Po ribejne kavon apo po pergatitin ndonje aksion tjeter revolucionar te padeshtuar ne ndonje klub si “Tepelena”, ku hane e pijne qyl prej “militanteve”?
Piramida partish, qe genjejne ca te paditur e enderrimtare me kembe perpjete!
E K Z A K T, Bato Mokra.
Rikthim i pushtetit popullit
1~ Ringritjen e bustit te shokut Enferr
2~Rihapjen e Spacit dhe rifuqizimin e nenit 55
3~Rikthimin e tollonave dhe triskave te …Frontit
4~ Rifillim i punes vullnetare ,aksionit malet ti bejme fusha dhe …zborit
5~Gjyqet te lihen ne dore te popullit dhe Frontit ,mbasi te kene tymosur gjethen jeshile
6~Pushkatim pa gjyq per te gjithe armiqte
Firmat per pushkatimet ti lihen ne dore ekspertes …KUCEDER
http://www.youtube.com/watch?v=lYUpbtMOauM
M.Dajti ka te drejt,perveç ligjerimit te kultifimit te KANABISIT.Njerzit duhet ti neneshtrohen punes e jo droges & PROSTITUCIONT,ndonde kete te fundit nuk e permendi,por eshte e njellojt.Te ne eshte vrare puna se rinia po merret me pune te pista & jane marre diplloma fallco nga shqipetar e nderkombetar,te cilat duhen publikuar nga Ministria e Arsimit.NQS nuk denohen hajdutet & kriminelet me ne krye S.Berishen,kjo mazhorance ka deshtuar.PS e di kush e pengon Ramen te veproi.Por kjo do e bej K/Ministrin triumfator mbi te keqen qe i ka ndodhur e ketij vendi ne keto 23 vjet-rrumpalle…!
Me gjithe te zezat qe i bene ketij populli prape komunistet nuk kane turp, megjithese cfare etike mund te kerkosh nga niperit e zbatharakeve qe moren pushtetin ne 44 ??
Ti ben qenke nje KOQE Ballisti 24 Karatesh! Ishte Partia Komuniste e Shqiperise ajo qe Organizoi, Zhvilloi dhe FITOI Luften Nac.Clirimtare KUNDER Pushtuesve Fashisto-Nazist dhe Bashkepuntoreve te tyre Ballisto-Zogist! Shqiperia u RENDIT perkrah Vendeve FITUESE te Luftes se DYTE Boterore:-Sovjeto-Anglo-Amerikane!
PO SHOH QE DONI TE INORONI KETA QE THONE SE JANE KOMUNISTE,E KINI TE DREJTE,SE KETO PARTI I SHKATEROI NANO,BERISHA DHE TANI EDVINI,SE U QURAVITEN,U ZVARITEN SI VEMJE NDAJ PUSHTETEVE DHE PARAVE,U LEPINE PAS PS QE SOT ESHTE ME POSHTE SE KETO PARTI KOMUNISTE,AQ SA PO PRESIN NDONJE KOCKE SOT NGA FULLANI DHE TE MBYLLIN GOJEN PERGJITHMONE EDHE KUR PROKURORIA TA FALE.KETA JANE PRA PAS ARDHESIT E KETYRE QE QUHEN KOMUNISTE DHE SOT JANE NE PUSHTET.
E VERTETA ESHTE SE SOT SHQIPERIA NUK NJE FORCE TE VERTETE KOMUNISTE,APO TE MAJTE SI “SYRIZA” QE PAS DISA MUAJSH MER PUSHTETIN NE GREQ(sipas sondazhit te dy diteve me pare),SE PO TE KISH NJEREZ SI AJO PARTI E GREQISE,UDHEHEQES,DHE ME ATO DEKLARATA,DO SHINIT DHE JU QE SOT SHKRUANI KETU SA MIJERA E MILIONA DO KISHTE PAS,DO SHIHNIT,PS QE DO PERFUNDONTE SI “PASOKU” DHE PD SI “DEMOKRACIA E RE” DHE KJO MBESHTETJE DHE KY BESIM KA NJE TE VERTETE,SE AJO PARTI,KA MBLEDHUR NJEREZIT ME TE SAKATUAR TE POPULLIT GREK,TE GRABITUR NGA UDHEHEQESIT E PASOKUT E DEMOKRACISE SE RE,TE PASURUAR ME PUNEN E GJAKUN E POPULLIT TE THJESHTE GREK,E PRANDAJ DO E VOTOJNE E MARIN ATO QE I KANE GRABITUR,E KJO VETEM ME SYRIZEN.
A KA INTELEKTUALE KY VENDI YNE QE TE KRIJOJE NJE GRUMBULLIM TE TILLE MASIV TE POPULLIT TE SHKATERUAR DHE TE RIBEJE SHQIPERINE? KUSHTET JANE TE NJEJTA,SI NE GREQI,SITUATA ESHTE E FAVORSHME PER GRUPET REVOLUCIONARE DHE PATRIOTE QE TE SHPORE KETE KLASE POLITIKE HAJDUTE,MASHRTUSE,VRASESE TE IDEALEVE TE POPULLIT SHQIPTAR.KOHA KA ARDHUR,TRIMAT DHE PATRIOTET DUHET TE ÇFAQEN.
Po kujt ti thuash sekretares me floket e palara qe na shtroi 6 pika duke i shtuar gjate 23 vjeteve ne 100 dhe me te egra se diktatura duket nuk ja ka bere efektin as shampo qe tja laj floket Filloje te pakten nga numri 6 ne emer te popullit ju te Gerdecit ne emer te popullit 4 protestant ne emer te popullit vjedhja e thesarit te shtetit e keshtu me rradhe se ngjarjet i dime te gjithe por nuk punesohem qe ti shkruaj per shkerdhatrokracin
o psikopat e ke degjuar ate kengen e lepa brenes
bato bato
ti si moja zllatko
ik ore budalla te lul berisha se atij ja dhe votat e bashkise posaqi mbeturine fetare e shekullit 12 e gjysem ti as per roje derrash nuk ban se je halja e saliut
Enver Hoxha ishte karikatura e ideve komuniste , ndërsa ju jini karikatura e kësaj karikature !
Ku na qënka futur ky , i ashtuquajturi Fronti i Majtë , që dashka të bëjë namin,në ç’dhomë në Tiranë është mbyllur?!
Po si s’ju vjen turp që flisni për ” femrat e zhvilluara me hormone seksuale të PS”?! Ju jini sot komunistët e Shqipërisë?!
Injoranca pjell injorancën , idetë marksiste janë ide perëndimore shumë të avancuara, ato bëhen të urryera kur bien në dorë të injoranteve.
Fronti i Majtë ka vendosur në një ditë me Lulin e Saliun të ngrenë proletariatin shqipëtar në këmbë- e majta ekstreme në një front me të djathtën ekstreme! Ekstremet takohen , edhe “komunisti” Milloshi bashkoi votat me ” demokratin” Sali !
E zgjata shumë fjalën me Donkishotët e të ashtuquajturit Fronti i majtë. Janë shumë të paditur , për të mos thënë, injorantë!
Ju vetem jeni ne letra komunist,te vertetit jan te PS.Ata mbajn gazeten zeri i popullit qe nga viti 1942.Ata vetem kan ndrruar emrin sic e ndrruen ne vitin 1948.Komunista se komunista mbeten edhe sot e ksaj dite ne shpirt se ne vepra jua kan hequr dhembet.
e mo koke loqe……qe su poqe………….