Fronti i Majtë bën të ditur se janë zyrtarizuar tre kandidaturat e para të kësaj force politike për kryetar bashkie. Kështu, për Bashkinë e Përmetit në garë do të jetë Shpëtim Beka, i diplomuar në vitin 1982 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Ndërkohë në bashkinë e Kuçovës do të kandidojë juristi i njohur Ramiz Oboni, ndërsa në Kukës do të jetë në garë Besnik Muhedin Kërxhaliu, inxhinier elektrik i diplomuar në vitin 1974.
Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti shprehet se në ditët në vijim do të bëhen publike edhe kandidaturat për kryetarë të bashkive të tjera.
