Komunitetet fetare, leksion politikës: Të shqetësuar për retorikën e dhunshme

DITA Online

 

Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me anë të një deklarate për mediat, ku shprehin shqetësim për situatën politike në vend.

Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve dhe Vëllazëria Ungjillore njëzëri pohojnë se janë të shqetësuar për mungesën e dialogut si dhe për retorikën e dhunshme që përdoret sipas tyre.

DEKLARATA

Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore, në përputhje me natyrën e veprimtarisë tonë shpirtërore, ndiejmë përgjegjësinë shpirtërore dhe morale që kemi për besimtarët tanë, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, duke u nisur edhe nga situatat e fundit të krijuara, ashtu sikurse edhe në ndonjë rast në të kaluarën, dëshirojmë t’i drejtohemi klasës politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjegjësi institucionale për të mirën e vendit.

Nuk është detyra jonë të gjejmë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar. Ajo është punë e politikës, e cila ka fushën e saj të veprimit dhe është e mandatuar nga populli për këtë gjë. Falënderojmë Zotin për shumë punë të mira që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, si edhe për seriozitetin e shumë njerëzve që punojnë pa u lodhur, edhe pse shpesh të panjohur, në zbatim të ligjit e për të mirën e shoqërisë.

Por gjithashtu, ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

-për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;

-për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;

-për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sot dhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;

Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht.

Prandaj, ne ftojmë me ngulm dhe me forcë të gjithë faktorët politikë në Shqipëri, nga ana e opozitës dhe e qeverisë, parti të vogla e të mëdha:

-për ndërtimin e urave dhe jo të mureve. Duhet një dialog i sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor.

-për uljen e toneve të retorikës së dhunshme dhe përçmuese ndaj kundërshtarit politik. Kjo vetëm nxeh gjakrat dhe nxit veprime të dhunshme.

-për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për zgjedhjet, që të luftojnë të gjithë dukurinë e shitblerjes së votës dhe kërcënimit për vendin e punës.

-për krijimin e kushteve që ligji dhe e drejta të sundojë në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po ashtu bëjmë thirrje që çdo nismë qytetare dhe politike për të shprehur mendimin dhe dëshirat të shërbejë për të mirën e përbashkët dhe të shmangë çdo lloj dhune ndaj njerëzve, objekteve dhe institucioneve.

Të bindur se me anë të kësaj deklarate po japim një kontribut për mbarëvajtjen e vendit, ne do të vazhdojmë të lutemi për të ardhmen dhe mirëqenien e vendit tonë.

Tiranë, 12 maj 2017

Share This Article
1 Comment
  • A PO SILLET PARDIA DEMOKRATIKE SI NE LUFTEN E TROJES.?
    Per ju te Komunitetit Fetare.!
    Kush ka lexuar “ Homer Iljada “ besoi te gjith e kan hasur se si ne kete lufte palet trumfuesi se si silleshin me shpirtrat e atyre, qe I mundeshi,
    Ata ua merrni mishin dhe ua hejdhni qenve, madje korbave aop puna arrinte deri atje sa kufomat terhiqeshin zvarre rreth keshtjeklles se mundur.
    Pore keto ngjarje kane ndodhur ne rendin Skllavopronare te shekulli XII-te para eres sone.
    Pra nje barbarize I asaj kohe I tmerreshem.
    Po sote ne shekullin e XXI-te dmeth pase 33 e tre shekujshe c`fare po ndodhe ne shqiperin tone.? C`fare po ndodhe me te pashpirtrat e Partise Demokratike te komanduar nga I pashpirtiri Sali Berisha.?
    Le ta shtejellojme:
    Per ju fetare te nderuar me korrigjon ne se un Gaboje.!
    Aty ku eshte ngritur Cadra dhe qe konsiderohet Cadra e “Lirise” te dashure fetare jen vrare 4 djem te ri ne nje proteste te viti 2011 po nga ish kryeministri Sali Berisha dhe nga Ministri I Rendit Lulezim Basha.!
    Pra u vran kater vete dhe u plagosen mbi 100 te tjere.
    E pikrishte ju feta r te nderuar gjykoni .A eshte mekat I madhe te ngrihet Cadra mbi kete gjak te derdhur aty, po nga keta persona.?
    Une them qe po edhe perse ndofta nuk munde ti shtjelloi mekatet per keto shpirtra si ju pasi ju jeni te ketije profi.!
    Atehere a NUK NGJET ME BERISHEN DHE ME BASHEN NJELLOI SI NE LUFTEN E TROJES KU KUFOMAT TERHIQESHI ZVARRE ME KUAJ RERTH E RRETH KESHTJELLES.?
    Dikush munde te thoje.Po Berisha dhe Basha nuk kan kufoma perpara.?
    Vertet ata nuk kan kufoma perpar pore kate kane kater fotografi te ketyre djemve te vrare ne pllaka aty ku esjhte ndgritur Cadra dhe vazhdojne tu bejn karshellek ketyre fotove te montuera po ne ate bullevadre.
    Me thoni juve a nuk I perngjet kjo situate e dhembshme njelloi si 33 shekuj me pare ku u zhvillua lufta e trojes.?
    Primitivizmi Berishian dhe I Lule Bashes nuk eshte gje tjeter vecse kthim ne kohe jo pake pore 33 Shekuj me pare.!
    Jam I hapure per dialoge.!

    Kush eshte shqiptare qe I thote vetes shqiptare nuk duhet ti bashkohet kesaj proteste , proteste e cila ne themel te saje ka percmimin njerzore, egon personale dhe megallamonin qe bijen ndesh totalishte me ceshtjen ton shpirtrore dhe kombetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *