Komuniteti Mysliman: Votoni kë të dëshironi, ne jemi të paanshëm

anazapta

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bën thirrje për qetësi qytetare dhe respektim të normave gjatë procesit të votimit. Në një mesazh drejtuar  besimtarëve, Komuniteti Mysliman thotë se nuk përkrah asnjë forcë politike.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Gjykojmë se të gjithë kanë të drejtë të shprehin me votë bindjen për qeverisjen që dëshirojnë, por ajo që ne urojmë dhe inkurajojmë është që kjo bindje të shprehet në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë”, thuhet në deklaratë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, në vazhdimësi ka shprehur paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale”, vijon deklarata.

Share This Article
1 Comment
  • Myslymanet do votojne PD dhe jo partine e atyre qe prishi kishat e xhamiat, nuk votojne vllehun e rumanise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *