Komunizmi, Kapitalizmi dhe pyetja: Çfarë lloj bote do të jetë?

b.m.

Tomáš Sedláček është një ekonomist çek. Nga 2001 deri në 2003 ka qenë Këshilltar Ekonomik i Presidentit Václav Havel.

Në një analizë të gjatë botuar së fundmi mbi ekonominë ai analizon komunizmin, kapitalizmin dhe sistemin e ri që që po vjen në botë, realitetin dixhital.

“Duke lexuar 10 pikat që Marksi propozonte në Manifestin e Partisë Komuniste, vërehet se disa objektiva thelbësorë tashmë janë arritur, jo nga komunizmi lindor, por nga kapitalizmi perëndimor.

Veç kësaj, kapitalizmi ka arritur që të realizojë objektivat komunistë (përjashto shtetëzimin e pronës dhe të kapitalit) pa bujën që karakterizonte komunizmin. Ja ka dalë duke bashkuar instrumentat e kapitalizmit me ato të socializmit demokratik” – shkruan ai ndër të tjera.

Sipas tij, kapitalizmi ka ditur të realizojë ëndërrat komuniste më mirë nga sa nuk ka bërë vetë komunizmi: “Mos vallë është goditja më e keqe që mund t’i jetë dhënë sistemit komunist? Perëndimi e ka mundur me vetë armët e tij…”

Tomáš Sedláček

Sedláček flet më pas për të ardhmen që prêt njerëzimin.

“Robotët e pajisur me inteligjencë artificiale mund të fitojnë qytetarinë. Parashikohet se kompjuterët do të zëvendësojnë punën njerëzorë dhe duket se mund të realizohet ajo shpresë themelore që ka karakterizuar gjithmonë historinë e njerëzimit: të reshtë së lodhuri për të siguruar ushqimin.

Evolucioni, deri më tani thelbësisht biologjik, mund të jetë premise e një habitati dixhital (hiperhapësirë në internet) që qeniet njerëzore po krijojnë në këtë moment.

Mund të jetë agimi i një ndryshimi epokal: një “transferim” në kuptimin e vërtetë të fjalës të popujve në një realitet tjetër” – shkruan ai.

Me një këmbë jemi tashmë brenda kësaj bote dixhitale. Fëmijët tanë do të hyjnë akoma më shumë.

“Sistemi operativ Windows ka qenë një produkt simbolik i imagjinatës së gjeneratës tonë, një konstruksion ideal. Emri “dritare” është absolutisht i gjetur: Windows na mundëson që ta hedhim shikimin mbi një hapësirë dichitale, megjithëse duke qëndruar në një mjedis të njohur.

Parashikoj se hapi i ardhshëm do të jetë diçka e quajtur the doors, dyert. Nuk do të kufizohemi më së shikuari botën dixhitale nga një dritare që hapet në ekranet e kompjuterëve tanë, do të futemi drejtpërsëdrejti në të. Do të lëmë pas krahëve botën tonë të vjetër të realitetit, siç lamë dikur prapa krahëve pyjet, ku herëpashere kthehemi si vizitorë, pa i banuar më. Dhe do të jetë ekonomia ajo që do të na tragetojë drejt kësaj bote të re, e mirë apo e keqe qoftë ajo…” – shkruan Sedláček.

Çfarë lloj bote do të jetë?

b.m. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • per shqiptaret do te ishte mire qe te fitonin si ne kapitalizem dhe te jetonin si ne socializem,pa taksa,ti gjente pune shteti,ti jepte shtepi shteti dhe ha muco pi muco neper kafene.
    pa ligje ,me kanun si saliu,vidh,prit, vra ,shkatrro,dil neper mitingje ,kete duan shqiptaret.

  • Ky filozof nuk ka kuptuar gjene themelore …realitetet dhe idete socialiste detyruan kapitalizmin te beje nje rishperndarje me normale te fitimit
    Kapitalizmi qe ky e quan fitimtar ,nuk perfaqesohet vetem nga nje pakice vendesh perendimore plus disa vende te lindjes se larget .Ne kapitalizem jetojne edhe Afrika ,pjesa derrmuese e Azise ,Amerika Latine ,ku varferia e mbi2..3..miliarde njerezish eshte e tmerreshme .Apo zoti filozof keta nuk jane njerez……
    9 personat me te pasur ne bote kane pasuri sa 3.5 miliarde njerez …kjo eshte fitorja…..
    Miliardat qe shpenzohen per arme per te vrare qeniet humane ,kjo eshte fitorja…
    Luksi i cmendur i sheikeve te naftes dhe uria e femijeve afrikane ,,,,kjo eshte bota dixhitale…
    Pagesa e cmendur e nje personi qe luan me nje top dhe rroga mizerabel e nje shkencetari ..kjo eshte fitorja …
    Loja e ndyre e kapitalit financiar ne kurriz te kapitalit prodhues,,te inteligjencies dhe punetoreve ,kjo eshte fitorja…
    Ka shume ceshtje te tjera …Si e spjegon ky çek rritjen e Kines ne nje superfuqi brenda 30 viteve ….plus nje grup vendesh qe ndjekin kete rruge …
    Bota eshte shume e madhe per te dhene spjegime provinciale .Ndoshta Piketty…ka dhene nje pergjigje shume me te argumentuar ,nuk di ne se eshte perkthyer ne shqip …Gjithesesi gjithe bota moderne akademike sot e ka pike referimi ,ashtu sikurse edhe mjaft qeveri te te gjitha ngjyrave .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *