Ashtu sic pritej seanca e djeshme kuvendore do të kalonte në debate të ashpra mes ligjvënësve të këtij institucioni. Projektligji “Për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të mjeteve në doganat shqiptare”, do të ishte debati më i rëndësishëm për vetë spëcifikën e ndërtimit të projektit dhe pasojat që pritet të sjellë në zbatimin e tij. Projektligji parashikon si fituese të koncesionit kompaninë amerikanen ‘Rapiscan”, e njohur në këtë fushë, ndërsa procedura konkuruese është kryer duke zbatuar të gjitha procedurat dhe etapat e përcaktuara në ligjin “Për koncesionet”, të paktën kështu është përcjellë projekti për miratim në Kuvend. Ama për opozitarët ky është një tjetër vendim monopol i qeverisë që po rrjep qytetarët shqiptarë. “Po rripni qytetarët e republikës gjatë këtyre viteve dhe me vendimin e sotëm edhe për 15 vitet që do vijnë. Kjo praktikë duhet të marrë fund, atdhe të 5 biznesmenëve privatë nuk mund të ketë, duhet të jetë publik, nëse nuk e bëni ju do e bëjmë ne”. Ky ishte reagimi i deputetit socialist Erjon Brace e ku sipas tij në 15 vite shqiptarët do të paguajnë rreth 1 milionë euro koncesionarit privat që do të skanojë mjetet në doganat shqiptare. Ministri i Financave, zoti Bode në mbrojte të argumentit të dalë nga institucioni që drejton, e ka devijuar debatin në politik, pasi sipas tij kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se do të jepte me koncesion menaxhimin e doganave të Shqipërisë. Ky koncesion sipas tij, mundëson një shërbim më cilësor me pagesë më të pakët. “Koncesionimi është zgjidhja më efikase. Rilindësi juaj Rama deklaroi publikisht se do jepte me koncesion menaxhimin e doganave të Shqipërisë. Kjo është pjesa më thelbësore e menazhimit të doganave, kontrolli fizik i mallave dhe atëhere nuk do të ketë nevojë për grupe taksidarësh që deklarojnë ose jo të vërtetën, por do të ketë një kompani që do të kontrollojë mallrat që dalin nga Shqipëria”, u shpreh mnistri Bode e që sipas tij, kjo bëhet për të luftuar evazionin fiskal. “Kjo është transparencë, kjo është luftë kundër evazionit, kjo do të thotë t’i kthehen atdheut pasurirë që i takojnë dhe të mos i lësh ato në duart e kontrabandistëve dhe evazorëve. Po ja japim kompanisë më të madhe të imaxherisë botërore kontrollin e doganave shqiptare që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët. Me këtë strategji do të vazhdojmë edhe më tej. Deri më sot kam bërë pesë koncesione, sikur të mundesha do të bëja edhe 15 të tjera”, deklaroi Bode.
Cfarë përmban projekti në vetvete?
Për 15 vjet, në 5 pikat doganore kryesore në vend, do të instalohen skanerë, të cilët do të bëjnë të mundur kontrollin e mallrave, më saktë të kontenjerëve. Ky shërbim do të ofrohet nga një shoqëri private, “Rapiscan Security”, me seli qendrore në Kaliforni, përkundrejt tarifës prej 39 eurosh për çdo deklaratë. Në vit raportohen rreth 300 mijë deklarata dhe me tarifën e vendosur në koncesion, të cilën do ta paguajë biznesi privat importues, krijohet një e ardhur prej rreth 12 milionë eurosh në vit, ose mbi 170 milionë euro për 15 vitet e ekzistencës së kontratës. Burime nga ministria saktësojnë se megjithëse nga buxheti i shtetit nuk mund të përballohet, si vlerë i gjithë investimi shkon 5 milion euro. Ministria e Financave thotë se nga kjo e ardhur që shkon në xhep të privatit koncesionar, vetëm 2 për qind do të derdhet në buxhetin e shtetit dhe shteti ynë nuk mund ta realizojë. Pra kjo kompani që në vitin e parë të investimit të saj do e e këtë fitimin më shumë se dyfishi i investimit që bën. Por për Ministrin Bode, ofrimi i këtij shërbimi të kontrollit me skaner, lehtëson biznesin, sa i takon kohës së qëndrimit në pritje, mundëson një rezultat më efikas në shmangien e evazionit, por një ruajtje të sigurisë kombëtare lidhur me importin e lëndëve të rrezikshme.

Sikur te mundej Bodja jo vetem 15 te tjera me koncesion, por do te jepte edhe forcat e punes shqiptare me koncesion.
Nuk la kompani shteterore pa zhvatur dhe pa e privatizuar qe te perfitoje vete ne maksimum, eshte krim ekonomik t’i japesh nje kompanie me koncesion dhe shteti te perfitoje ne vit vetem 2%, ky eshte maskaralleku me i madh ne vjedhjet qe i ka bere Shqiperise.