Koncert në Stamboll për pavarësinë e Kosovës

redaktor

Nga Stambolli, Ervin Shkulaku / Fotot: Osman Erdoğan

Pavarësia e Kosovës u festua edhe nga shqiptarët që jetojnë në Turqi. Me mbështetjen e nënbashkisë të Stanbollit, Küçükçekmece dhe shoqatave Shqiptaro- Turke, me rastin e 9-vjetorit të pavarësisë u organizua një koncert në Stamboll, ku morën pjese kryekonsulli i Kosovës në Stamboll Rrahim Morina, kryekonsulli i Republikës të Shqipërisë Ermal Muça, Kryetari i Nënbashkësië Küçükçekmece Adnan Aziz Yeniay dhe shume pjesemarrës me origjinë shqiptare.

Ndër të pranishmit ishte edhe nënkryetari i Shoqatës Vllazëria Turko – Shqiptare me origjinë nga Maqedonia Xhelal Ballkan. Kjo shoqatë është themeluar nga shqiptarë që jetojnë në Turqi dhe qëllimi i shoqatës është që të ndihmojë shqiptarët që për arsye të ndryshme vijnë në Turqi.

Gjatë shfaqjes performoi me valle popullore shqiptare Grupi i Valltarëve Shqiptarë të Stambollit. Koreografi i këtij grupi Kujtim Senka tha për DITA se: “kjo mbrëmje është e gjashta që organizojmë për nder të shtetit të Kosovë”.

Koncerti u prezantua nga këngëtarja e famshme turke me origjinë shqiptare Imran Salkan. Organizatorët shfaqën për publikun valle popullore Tironse, këngë popullore Kosovare dhe këngë Turke. Gjatë mbremjes u ndanë 5000 flamurë të Republikës të Kosovës, Shqipërisë dhe të Turqisë. Pjesëmarrja e publikut ka qenë e lartë.

stamb 3stamb 2

Koreografi i shfaqjes

Kujtimi ka emigruar nga qyteti i Fierit drejt Turqisë para 15 viteve. Para se te vinte ne Turqi ka punuar në Ansamblin e Këngëve Popullore në Shqipëri.

“Emigrimi në Turqi nuk me ndaloi që të vazhdoja profesionin tim. Përkundrazi këtu kam gjetur shumë turq me origjinë shqiptare që janë të interesuar të njohin këngët popullore shqiptare. Kam formuar në Stamboll një grup valltarësh dhe ju kam mesuar vallet popullore shqiptare. Grupi i vallëtarëve përbëhet nga të rinj dhe pjesëmarrësit janë të gjithë me origjinë shqiptare. Shfaqjet që kemi realizuar janë pritur mirë edhe nga publiku turk” – thotë ai.

Ky grup valltarësh apelon për bashkëpunime edhe me grupet valltare në Shqipëri dhe Kosovë. “Shpresojmë që të ketë bashkëpunime të tilla, bashkitë dhe konsullatat, mund të kontribuojnë, kemi shumë dëshirë mund të shkojmë të japim shfaqje ne Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni” – thotë Kujtimi.

Share This Article
7 Comments
  • A shkuat ju atje?,Vdisni ju per ata qe na shtypen 500 vjet dhe na kane depersonalizuar,vrare dhunuar,grabitur….fuck

  • AS EDHE NJE PIKE DYSHIMI QE DO TE FESTOHEJ NE TURQI PAVARESIA E KOSOVES.

    TURQIT JANE VELLEZERIT TANE, ME TA KEMI HISTORINE POR EDHE TE TASHMEN.

    JANE TE VETMIT QE NA DUAN PA HILE, DHE TE VETMIT NGA TE CILET PRESIM TE MIRA.

    • jeni te zgjuar ju shqiparo turq ::::turqia na vrau ne vodhi na plackiti :::nuk donte te folnim gjuhen tone te dashur ::::dhe ka disa ;;;;; qe thojne na duan pa, hile ::::::nuk e di a jeni pioniere apo jeni alfabeta ;::por turqit jane rraca qe ne na urren me shume ne ballkan ::::::perse nuk i konvertoi turqia serbet ::apo greket ::::perse nuk luftuan turqit ta zhdukini gjuhen sllave ? SEPSE TURQIT DHE SERBRT JANE BERE BASHKE PER TE NA VJEDHUR TOKAT //KULTUREN TONE DHE PASURINE TONE ////POR TANI BEJNE SI MIQ DHE SA TE KTHESH KURRIZIN TE FUSIN THIKEN /////DISA TIPA DUHET TA MESOJNE MIRE HISTORINE PASTAJ TE FLASIN ////MOS TE DEGJOJNE NJE HOXHE QE KUJTON SE JEMI BUDALLENJ ////RRINI ME TURQ ORE SHQIPTARE DHE BOTA DO TJU MARRI SI ARABE DO TJU CVLERESOJE SI NJEREZ …….NE JEMI SHQIPTARE DHE NUK JA KEMI NEVOJEN TURKUT ///TURKU QE TE VRET DHE TE QAN /////OH ZOT CFARE KATUNARESH QE I XHIRON REXHEP ER DOGANI /////

      • o shoku Albano.vertet turqit na kane vrare e prere grabitur plaçkitur.etj.e rendesishmja eshte ta ndiesh veten shqiptar e ta shfaqesh me krenari.e jo ta mohosh kombesin si bejne disa tipa.nuk ka rendesi se ku jeton tek miku apo tek armiku.

  • Turqit jane armiqte me te rrezikshem te kombit shqiptar.E vetmja gje qe kane dashur pa hile ka qene boshatisja e tokes shqiptare dhe transportimi i tyre ne Anadoll per te zevendesuar Kurdet dhe Armenet.Ata habiten edhe vete se si ia dolen shqiptaret te kene sot dy shtete ne Ballkan!
    Rrofte Austria!Rrofte Amerika!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *