Koncesionet e naftës, Qeveria ndryshon formulën e kontratës

Saimir Lleshi

Për të zgjidhur mosmarrëveshjet me kompanitë që kanë marrë më koncesion fushat e naftës në Shqipëri, Qeveria mendon të ndryshojë modelet e kontratave.

Burime nga Ministria e Energjetikës hanë se ndryshimi kryesor  i jep të drejtën shtetit të marrë të ardhura nga koncesionet e naftës që në vitin e parë të marrëveshjes.

Ministria e Energjetikës thotë se në modelin e ri të kontratave, kompanitë e naftës do të detyrohen të paguajnë tatim fitimi që në vitin e parë. Sipas tyre, nga të ardhurat që kompanitë do të realizojnë nga shitja e naftës 90 për qind do lejohen të shkojnë si kosto, ndërsa 10 për qind do klasifikohen si e ardhur neto dhe mbi këtë pjesë  do të llogaritet tatimi mbi fitimin. Kjo taksë do të jetë shtesë mbi rentën minerare prej 10 për qind, e cila mbetet e pandryshuar.

Në kontratat aktuale kompanitë që shfrytëzojnë naftën shqiptare përveç rentës, paguajnë rentën në masën 10 për qind të prodhimit, por jo tatim mbi fitimin. Tatim fitimi  sipas kontratës së vjetër ishte 50 për qind, por ai paguhej nga koncesionarët vetëm pas të ishin shlyer investimet .

Në Shqipëri dhe pse ka kompani që shfrytëzojnë naftën prej më shumë se 10 vjetësh asnjëra prej tyre nuk ka paguar tatim mbi fitimin pasi deklarojnë se ende nuk kanë rekuperuar kostot e investimeve, shkruan Tch.

Nga ana tjetër, kontrata e re parashikon që t’i mbrojë  koncesionarët nga taksat që mund të rriten në të ardhmen. Në kontratën  e re, Qeveria do të thotë se nëse taksat ndryshojnë ajo do të jetë e detyruar që të kompensojë në masën 100 për qind efektin financiar për kompaninë. Por kjo mbrojtje do të zgjasë vetëm për 12 vitet e para të koncesionit.

Share This Article
1 Comment
  • si ka mundesi qe puset e naftes dhe fushat naftmbajetse te ngritura ne kohen e enverit ishin rentabel dhe gjith kjo pasuri nentokesore ju fal me koncesione ose miqve te politikaneve kryesor te vendit ose te huajve te pa njohur po gjithmon te lidhur me politikanet tane.dhe tani qe keta padrone qe moren gjith keto pasuri kombetare nuk paguajn asnje taks por ankohen qe dalin me humbjene vendin ton duhet nje putin qe te shtetezoj te gjitha keto koncesione dhe pasurin kombetare ta kaloj ne interesa e vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *