Koncesionet e rrugëve jo më nga qeveria, do kalojnë në parlament

Bora Basholli

Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, qeveria ka miratuar një vendim, i cili ia kalon parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të partneritet publik-privat në ndërtimin e rrugëve.

Deri më tani e gjithë procedura për dhënien e një rruge me partneritet publik-privat, që nga përzgjedhja e fituesit e deri tek miratimi i koncesionit kryhej nga qeveria.

Por me vendimin e ri, kontratat e negociuara nga qeveria do të kalojnë fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare dhe më pas do ti nënshtrohen votimit në seancën.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës thanë për Top channel se kësaj procedure do t’i nënshtrohen edhe 2 kontratat ekzistuese të rrugëve që janë në fazë negocimi, si Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, të cilat ishin parashikuar të miratoheshin vetëm më vendim qeverie.

Mësohet se kontrata e parë që pritet të shkojë për miratim në parlament është ajo e ndërtimit të aksit Milot-Balldren. Për ndërtimin e kësaj rruge me gjatësi 17.6 kilometër, qeveria ka shpallur fituese kompaninë ANK me vlerë totale ndërtimi 161.5 milionë euro.

Pas këtij aksi, Ministria e Infrastrukturës do të dërgojë në parlament edhe kontratën tjetër atë të Orikum-Dukat, e cila do të ndërtohet nga Gjikuria me një kosto prej 50.5 milionë euro.

Bashkë me Rrugën e Arbrit, kontrata e të cilës është miratuar dhe ka hyrë në fuqi tashmë, këto dy akse plotësojnë të ashtuquajturin projekti i rindërtimit.

Fillimisht ky projekt parashikonte katër koncesione të mëdha rrugësh, por njëri prej tyre ai i aksit Thumanë-Kashar, u pezullua pas skandalit me tenderin e unazës së Tiranës.

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Po ne Parlament gjithe kartonat ngrihen me urdher.
    I kane gjithe langot aty.
    Palaco, ne vend te marrin vendim ti presin fare, ju ndryshojne menyren e aprovimit.
    Kryekriminele. Kryehajdute, kryebandite

    • O mirel,mese e vertet,por prit se nuk ke pare gje akoma,kur djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja,po vjen minuti qe nga superlukset e grabitjeve me fuqine superkorruptive te tre pushteteve ne bangen e drejtesise dhe ne nje fund te turpshme e pa kthim,pra ne burgun e sigurise se larte ne Rec te Shkodres. Te hypte vetja ne qef; mallkon shkodrani,se vetem atehere bashke me shoke shkon ne te semes do te shkojne. Me kete pergjegjesi kolektive,ramavicerit do te djege dhe te njomin,nese ka,me te thatin qe ti bejne shoqeri njeri,tjetrit ne burgun e harreses, se nga hici e llumi erdhen, ne hic e si llum do te perfundojne.Dhe se fundi,per to nuk do te kete leke te piset e pushtet brenda djallit jasht e brenda ,qe t’i shpetoje nga ndeshkimi i DRETESISE .Besoni.
      PROTESTO NE EMER TE JETES, MORALIT E DINJITETET NJEREZOR TE NEPERKEMBUR E TE DHUNUAR NGA BIJTE E ETERVE TE DIKTATURES KOMUNISTE E MOSTRAT E TYRE,QE ME NJE BARRE KRIMESH E SUPERKORRUPSIONESH MBI SUPE VAZHDOJNE E SUNDOJNE DHUNSHEM NE TE TRE PUSHTETET dhe nuku kane te ngopur ne ligesi. Protesto dhe vetem PROTESTO ne mbrojtje te jetes, deri ne shkuljen me rrenje te kesaj jashteqitje krimilnale-korruptive-ekstremiste-anadollake.

  • Duhet te penalizohen shume kompani pasi te gjitha punet qe kane bere jane gjysmake. Nuk kane mbushur vitin dhe asfalti eshte mbush me gropa

  • Po’ ne parlament eshte qeveria Ca’ ndryshimi ka ktu o pallosh i gjate mjafte u talle me shqiptaret ik e qiu ne by ke miku i jot erdagani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *