Lulzim Basha ka denoncuar sërish dy koncesionet me PPP të qeverisë, për segmentin Milot-Balldren me kosto 296 mln euro dhe atë Orikum-Dukat, 70 mln euro.
Kuvendi pritet të rrëzojë sot dy dekretet e kreut të shtetit, por Basha ka një paralajmërim për deputetët që do votojnë pro mazhorancës.
“Çdo anëtar i seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj, nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Sot do ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do ju ndjekim këmba-këmbës, në Shqipëri apo jashtë saj, çdo pronë e juaja do jetë në lupën e antimafias dhe SPAK-ut. Ajo që po ndodh sot në landfillin e Republikës, është vjedhje me ligj“, u shpreh Basha.
j.l./ dita

– A ke na i gje te re te na thuash mer burr i dheut ??
-Ndonje risi te re ??
Apo do vazhdosh perseri me gjuhen e Berishes ??
Ndrysho dicka ose ik thyej qafen sa me pare o gomar