Në analizën vjetore, Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se denoncimet e saj për shkelje ndaj zyrtarëve janë rritur, por shqetësimi mbetet tek ndëshkueshmëria.
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj deklaroi se gjatë këtij viti do të kontrollohen marrëveshje e shumta koncesionare të lidhura nga qeveria.
“Fokusi për këtë vit është përqendrimi i auditimit të performancës kryesisht në marrëveshjet koncesionare në partneritet publik privat dhe në performancën e borxhit publik me synim shëndoshjen e financave publike dhe uljen e rrisqeve fiskale të vendit. Në çdo auditim tonin do përpiqemi të mos politizohemi apo të na politizojnë në veprimtarinë tonë”, theksoi ai.
Leskaj shprehu shqetësimin për rastet e denoncuara, duke theksuar se shumë zyrtarë që kallëzohen nga KLSH-ja nuk largohen nga detyra. “Shqetësim kryesor për ne është niveli i ulët i zbatueshmërisë së masave të kërkuara nga KLSH për largimin nga detyra për zyrtarë të lartë të shtetit të denoncuar si të korruptuar apo abuzues me detyrën e shtetit dhe për këtë do të paraqesim listën e zyrtarëve të lartë që ende mbahen në administratën shtetërore pranë komisioneve të kuvendit”, theksoi.
Duke folur për dëmet e shkaktuara ndaj shtetit, Leskaj tha se në 4 vitet e fundit, korrupsionit dhe mos zbatimi i ligjit i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 128 miliardë lekë.
“Në 4 vitet e fundit dëmi ekonomik është 8 herë më i madh se periudha paraardhëse”, ka deklaruar Leskaj.
Duke u fokusuar tek sektori i energjisë, Leskaj përmendi denoncimet e bëra ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie, duke nënvizuar se është bërë pre e sulmeve politike.
“Por, edhe pse jemi anatemuar nga segmente politike, ne i qëndrojmë konstatimeve tona në sektorin energjetik”, ka vijuar më tej Leskaj. /Dita/

Cfare arikull nxirni te nje njeru te pa afte si bujar leska ai vetem per kontroolle nuke eshte bashke me ata punonjes te pa afte.Une jame nje qytetare nga tirana qe kame tre vjete qe kame dale ne pension dhe kur dola ne pension perfitova dhe lejen e nje viti me pare dhe isha brenda neneve te kodit te punes dhe kontrates individuale dhe kolektive me shkrese te titullarit dhe ky njeri idjot e detyron kete ndermarje qe te na hedhi ne gjygj ja ky eshte kontroolli shtetit atje ku si japin ryshfet bene gam game atje ku japin ryshfet u mbulon vjedhjen ja keta jane njerez qe nuke e duan vendin hajdutet kam gjashte muaj qe po bredh gjygjeve nga paftesia e bujar leskes me stafin e tije,Gjygjin ne shkallen e pare e fitova tani do prese sa te kaloje ne apel po te gjithe punonjsit qe i kishin nxjere punonjsit e te pa aftit leska e fituan gjygjin por une dua te nxjere nje artikull per kete njeri qe tja vertetoje te gjitha me fakte cfare nuk ka nxjere ky njeri hajdutlliqet qe jane bere
Teuta, te besoj se e di kush eshte Bujari
E, po na e kane lene peshqesh ne paje Bujar Lesken Si shume te tjere. Ketij i pervelohet Barku per parate e shtetit kur vete mbaroi disa universitete brenda nje vit e gjysem. Eshte “talent” per pune qe ben. Ky eshte, ne jemi, vendosim do te tjere? Jo, se nuk na lene ata qe e vendosen.