Qeveria vendos në “sitë” llogaritë e Rinasit, synohet ulja e tarifave

Ornela

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në vitin 2017 regjistroi një normë fitimi para taksave prej 47 për qind ndërkohë që në vitin 2016 kjo normë ishte 44 për qind, sipas bilancit zyrtar të kompanisë, që ka aktualisht monopolin e fluturimeve në vend.

Në vlerë absolute, fitimi i TIA-s një vit më parë ishte 21 milionë euro duke e kthyer atë një nga bizneset më fitimprurës në vend. Janë këto disa nga shifrat që duket se kanë detyruar shtetin shqiptar të vendosë që për herë të parë të kalojë në analizë ecurinë e koncesionit për më shumë se një dekadë, saktësisht nga 2004 deri në vitin 2017.

Burime pranë institucioneve përgjegjëse të sektorit thanë se auditimi synon të skanojë ecurinë e zbatimit të kontratës së nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit duke pasur parasysh treguesit kyçë si investimet, detyrimet, normën e fitimit dhe rikthimit të kapitalit si dhe sa është respektuar përqindja e dakordësuar në planin fillestar të biznesit.

Të gjithë bilancet vit pas viti do të shihen me kujdes dhe nëse kompania ka realizuar me korrektesë të gjithë parametrat.

Nëse gjithçka rezulton në rregull ky pritet të jetë veç një kontroll rutinë mbi një koncesion ndërkohë që nëse të dhënat kanë devijime duket se institucionet shqiptare duan që ta përdorin si “presion” mbi kompaninë për t’i imponuar asaj ulje të tarifave që e bëjnë atë një nga aeroportet më të shtrenjta jo vetëm në rajon.

Analizën dhe raportin pritet ta bëjë një kompani privat

e e cila po kontraktohet përmes një procedure prokurimi. Ky raport do të hartohet brenda 40 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës ndërkohe që fondi limit për shërbimin është 29 milionë lekë. / Marrë me shkurtime nga Monitor.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *