Koncesioni i TEC-it të Vlorës, regon qeveria: E kemi konsultuar me ekspertët e Roland Berger, PD të kërkojë falje

Ornela

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar lidhur me dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës.

Në reagimin e saj Ministria fajëson PD-në dhe shprehet “se në vend që të kërkonte së paku ndjesë publike për faktin se u la taksapaguesve shqiptarë në kurriz një “kufomë energjetike”, Partia Demokratike guxon dhe hedh akuza ndaj qeverisë e cila po kryen çdo veprim të mundshëm për të rikthyer në punë këtë vepër”.

Më tej Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedh poshtë akuzat e deputetit të PD, Agron Shehaj, se praktikisht janë përjashtuar kompanitë e huaja nga aplikimi për koncension.

“Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se Komisioni i Dhënies me Koncesion të Termocentralit të Vlorës është ngritur dhe ka ushtruar funksionet e tij prej më shumë se një viti. Në bashkëpunim me konsulentët e Roland Berger është përgatitur Studimi i Fizibilitetit me të gjitha opsionet që shtrohen në diskutim për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të trashëguar të Termocentralit të Vlorës”.

Sipas Ministrisë, “njoftimi i garës ndërkombëtare është bërë përmes publikimit në median e huaj”, konkretisht në “The Economist”.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • O Rilindja e “eskperteve te huaj” cudiberes.
    Se mos ju dali dhe Rolandi nga kta recepsionistet e spitalit, kusherinj me Bashkimin nga katundi i Tropojes.
    E keni bo zakon ju, na nxirrni perpara ca emra te huaj qe te na hidhni hi syve, sic genjenin indigjenet me copa pasqyre.
    Jeni te neveritshem

  • Pardje ,ketu ku jetoj , ne tv u cfaq pamja e nje djali qe po thyente kasen e defibrilatorit ne nje qender tregtare. Te gjithe pyeten a e vodhi apo e perdori per te ndihmuar dike me cardiac arrest(se per kete eshte vendosur ajo paisje) Pra nga hajdut ….ne hero qenka nje vije fare e holle

    • Pjesa e parë e komentit mungon pra po e përsëris .Gazetës Dita. Ju jepni vetëm gjysmën e të vërtetës, kjo nuk ju bën ginjeshtarë sepse pérséri është pjesë e të vërtetës, por për pjesén tjetér ju doni njerzit të hamendësojnë dhe kjo është me keq se “fake news”

  • “Ndjese publike”
    Ik ore pirdhuni. Perse nuk beni denoncime ne Prokurori, te pakten sa per sy e faqe. Apo se jeni edhe vet te zhytur deri ne fyt dhe beni lojen e njeri-tjetrit ne kurriz te popullit. Cdo popull ne bote do t’ju kishte zene prej fyti, por ky i yni eshte ne gjumin e shtate!

  • Keta edhe te vjedhin sy me sy edhe pretendojne tu kerkosh falje se i quan hajdute.
    E kuptoni se deri ku ka mberritur arroganca e rilindjoteve.

  • Ekspertet e manipulimit per te fshehur zhvatjen e pasurive publike,

    Fuck you theft experts, Fuck you Banana Republic of Albania.

  • Shi si tallen, I kerkojne fajtoreve te kerkojne ndjese publike ne nje vjedhje te tille galopante qe do e kishin zili dhe mafiozet me te medhenj te botes. Kjo ndjese publike behet vetem per ndonje lloj incidenti te paparashikuar, por jo per vjedhje te qellimshme.
    Fajtoret duhet te ishin proceduar,. por PISAT E Ramutit kerkojne te vazhdojne vjedhjen me te njejten kosto, pra dhe investimin e tyre e parashikojne duke mbushur xhepat dhe duke kerkuar ndjese publike
    Ky eshte nje project I destinuar te deshtoje sepse kjo lloj rrangalle nuk do kete kosto te perballueshme ne treg. Ose do ta hane shqiptaret sa krahu dhe do paguajne energjine dyfish, bile dhe energji qe do prodhohet nga HECet apo energji qe do importohet, kostoja e te ciles eshte 9cent per kilobat
    . Ramuti I ka bere llogarite mire qe te shesi energji te lire me cmimin e energjise qe presupozohet te prodhoje TEC I Vlores. Zor se do prodhoje, vetem do shesi. Jam I bindur qe ky eshte plani. sepse ata e dine qe kostoja energjise se kesaj katrahure eshte e paperballueshme dhe jo konkurente ne treg, Por sic jane mesuar tjua fusin shqiptareve si me rrugen e Kombit, ate do bejne dhe me TECin.
    SHqiptaret duhet te dalin ne shesh te gjithe dhe te protestojne qe ky project mos te vazhdoje dhe te nderpriten te gjitha pagesat e panevojshme me 40 mije euro per inxhiniere qe nuk bejne asgje. Rrogat ndahen me Gjiknuret dhe Ramutet, se nuk ka mundesi te japesh kete rroge pa prodhuar fitime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *