Konferenca e Albanologjisë, Rama “thumbon” deputetët

Leda Hysa

“Po të hyja të flisja kinzeçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot teksa ishte i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare Albanologjike, duke shigjetuar kështu deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për përgatitjen e tyre.

Teksa nuk i kurseu batutat, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve, Rama lëvdoi të gjithë shtetasit kinezë që jetojnë në Tiranë dhe që mësojnë aq mirë gjuhën shqipe. Ai risolli edhe njëherë në vëmendje një deklaratë të hershme të tijën se “nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat”.

Kreu i qeverisë veçoi një prej tyre, profesoreshën Këxhin, e cila ishte një nga ato studiuese që kishte mësuar gjuhën shqipe shumë mirë.

“Më lejoni t’ju them se nuk është pakët që ti bënim një vlerësim publik një mikeshe të kombit tonë, profesoreshës Këxhin. Para dy vitesh në një takim që pati ajo këtu në Tiranë me Ismail Kadaren, ai ishte shprehur në adresën tuaj se ju i jeni kushtuar një gjuhe të vogël dhe të vështirë. Mund të ndodh se mund të mos kujtoheshim për ju. Këtu del se Kadare ka gabuar. Pasi ne jemi kujtuar për ju. Ndaj të jeni të sigurt siç thotë Kadare; se gjuha shqipe do tu jetë mirënjohës. Me shumë respekt pranova të merrja pjesë në ceremoninë përuruese te ambasadës kineze. Ftesa ishte në shqip dhe nuk kishte gabime. Është e rrallë që të mos gjesh. Ishte shkruar nga kinez me një finesë dhe më bëri që të përulem ndaj tyre. E thash dhe atëherë, nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat. Kinezët që flasin shqip nuk bëjnë gabime, ne e flasim me shkurtime dhe siç bëjmë me sms. Po të hyja të flisja kinezçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”, -pohoi Rama.

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • Kohe perpara, ououou, perpara, ministresha e arsimit e nderuara Tefta Cami kur mori vesh se do te vinte nje delegacion nga Zvicra, kerkoi nje perkthyes nga Zvicerishtja, ose Zvicerançja. Mileti u tall sa desh me injorancen e ministreshes. Ja sot Rama na flet per kinezçen dhe tregohet po aq injorant. Mesa duket nuk e di qe nuk ka kinezçe. Gjuha qe flasin shumica e kinezeve quhet “mandarin” dhe pervec saj ka edhe shume gjuhe te tjera, por ama kinezçja e Rames egziston po aq sa Zvicerançja e Tefta Camit. Hajt, per hajer.

    • Kete plaku xhuxhumakun e takoj shpesh ketu ne komentet e DITAs, duket sh i mencur. Ka dijeni per cdo problem. Edhe per kinezcen qe thote se nuk ka e se u quaka mandarin. Vete kinezet e quajne phu t’hung hua dmth gjuha standarte qe eshte ne fakt dialekti i Pekinit dhe qe nga europianet, me sakte anglezet, e quajne mandarin. Mesoje plak xhuxhumak gjysmak! Kur nuk din, me mire mos flit.

      • Meti, flm per kmplimentin ne fillim. Pastaj ne fund me thua gjysmaj dhe kur nuk din , me mire mos flit. E para je bere lemsh vete, nje here me lavderon, nje here me shan, por ajo qe eshte me e rendesishmja perse nuk e zbaton per vehte keshillen qe me jep mua? Ti vete thua qe kineset e quajne gjuha standard, pra ku eshte kinezishtja ketu, apo standard dmth kinezisht? Ik o Meto mos e krruj kot.

        Edvini do te te mare keshilltar per marredheniet me kinezet. se duket qe qeke kompetent ne pune te kinezeve.

  • Po le te kishte marre me vete Fidel Yllin qe ti kishte kenduar ate kengen kineze qe kendoi ne parlament.

  • Ne na duhet nje kryeminister tip Abdyl Kellezi,Koco Theodhosi,Kahreman Ylli,,qe ta kete mendjen tek Ekonomia,,batutaxhij kane klubet e lagjeve me shumice dhe pakice

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *