Konferenca e Ambasadorëve në Londër, kasaphana e trojeve shqiptare

redaktor

Konferenca e Ambasadorëve të Londrës mori atë emër, pasi në të merrnin pjesë ambasadorë të shteteve të fuqishme. Vetëm Anglia përfaqësohej me ministrin e saj të jashtëm, i cili kryesonte dhe konferencën. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës u mblodh në 17 dhjetor të vitit 1912, në një nga sallat e Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, një ditë më parë, në një tjetër ndërtesë kishte filluar mbledhja e të ashtuquajturës Konferenca e Paqes. Ajo duhej të nënshkruante paqen midis shteteve ballkanike, fituese të luftës dhe perandorisë osmane.

Ambasadorët e Konferencës së Londrës ishin njerëzit që firmosën krimin monstruoz të copëtimit të trojeve shqiptare dhe që morën pjesë në teatrin e madh dhe tragjik të historisë. Natyrisht, ata përcillnin mendimin politik të qeverive të tyre, por jo pak ndikim kanë patur dhe aftësitë diplomatike individuale. Ata ishin Edward Grey (kryetar), më vonë minister i Jashtëm i Anglisë; Konti Albert von Mensdorff–Pouilly–Dietrichstein, amabasadori austrohungarez në Britaninë e Madhe; Pierre Paul Cambon, diplomat francez; Aleksandër Benckendorff, ambasador i Perandorisë ruse në Londër; Karl Max Lichnowsky, ambasador gjerman në Londër; Konti Guglielmo Imperiali, përfaqësues i shtetit italian

Delegatët shqiptarë në Londër ishin Rasih Abedin Dino, ishte djali i Abedin pashë Dinos, nga Çamëria, Mehmet bej Konica, Sotir Kolea, Filip Noga, Faik Konica, Fan Noli, përfaqësues i ortodoksisë shqiptare të Amerikës; Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë së Vlorës, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini do të mbërrinin pak më vonë, për shkak të bllokimit të rrugëve.

Konferenca e Londrës institucionalizoi krimin ballkanik kundër Shqipërisë dhe shkëputi nga trualli mëmë krahina të tëra, qytete e fshatra, fusha e kodrina, pjesë të deteve dhe liqeneve, që kishin qenë tradicionalisht shqiptare, qysh prej shumë shekujsh. Kasaphana ndërkombëtare u zyrtarizua në Kongresin e Berlinit. Ndërsa fqinjët ballkanikë përvetësuan territore të mëdha nga kufijtë shqiptarë. Serbia përfitoi rajonet e Pirotit, Vrajës, Nishit e Toplicës. Meqë nuk u mbështet nga Rusia, serbët u detyruan të tërhiqeshin nga Prishtina dhe Gjilani, duke mos mundur të merrnin gjithë Kosovën dhe luginën e Vardarit. Ndërsa Mali i Zi, i cili fitoi për herë të parë dhe pavarësinë, përfitoi krahinat e Nikshiqit, Kollashinit, Spuzhit, Podgoricën, Zhabjakun, Tivarin, Plavën dhe Gucinë. Pas rezistencës së madhe shqiptare, në vend të Plavës dhe Gucisë, Berlini do t’i jepte Malit të Zi gjithë trevën e Ulqinit. Kjo padrejtësi historike nxori jashtë hartës së Shqipërisë, Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe krejt Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Ulqinin, një pjesë të zonave të Vermoshit, Plavën e Gucinë, Shkupin, Tetovën, Janinën, Prevezën, Çamërinë, një pjesë të Liqenit të Pogradecit, një pjesë të Liqenit të Shkodrës, e kështu me radhë. Ka 100 vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pabesie, duke u përpjekur vazhdimisht të ndreqë diçka nga vendimet tinzare të asaj masakre. Në vitin 1999, Kosova fitoi Pavarësinë, duke krijuar shtetin e vet të ri. Me dhjetëra dhe qindra krahina të tjera kanë mbetur jashtë kufijve tanë, në veri dhe jug, ku politikat shtetërore të fqinjëve kanë tentuar vazhdimisht asimilimin e shqiptarëve.

Gjatë gjithë punimeve të saj lidhur me kufijtë e Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve nuk i përfilli asnjëherë aspiratat dhe interesat e popullit shqiptar. Tokat shqiptare u përdorën nga Fuqitë e Mëdha si monedhë këmbimi për të fashitur kontradiktat e tyre në këtë zonë dhe për të kënaqur pretendimet e shteteve ballkanike. Me kufijtë që u caktuan në Londër, brenda Shqipërisë u përfshi afërsisht gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare.

Shqiptarët, me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919) u bënë i vetmi popull në rruzullin tokësor që kufizohet me vetveten, përkatësisht që ka për fqinj vetveten.

Share This Article
10 Comments
    • E ke gabim , se 90% e shqiptareve , si analfabete funksionale qe jane , akoma nuk dine gje !
      Nuk arrijne te shikojne se kjo nuk eshte nje “ngjarje e shkuar” , por nje plan qe eshte duke u zbatuar aktualisht !

      Dikush akuzon Berishen , Nanon , Ilir Meten , apo Ed Ramen per “kale Troje” , por realisht “kale Troje” ne Shqiperi kane qene Nexhmija dhe Ramizi , kurse keta jane thjeshte ushtaret qe dolen nga kali i Trojes !

      Traktati i Fshehte i Londres eshte ne perfundim te aplikimit ! Çeveriu po i vjen ne perfundim me projektin “durana” !

    • Shqipetaret duhet te organizohen dhe te marrin trojet aty ku i kane patur. Shqipetaret ajne me shume se kurre sot te ndergjegjesuar. te mos flene gjume po te vene drejtesine ne vend.
      Rrofte Shqiperia e Madhe dhe e Bashkuar.

  • Prandaj duhen burra te zote shtetit per ti dal zot vatanit dhe kombit.Jo burra per batuta.Batutat jane te bukura kur shkohet per gjoje peshkut.Ketu gallata asht mese e domosdoshme se kalon stresin.

  • Ajo cfare nuk dihet eshte si do veprohet!!! apo me Be do lahen gjynahet!!!!! E pame si e ngriti murin Hungarezi prape dhe te tjeret pasuan. Po te jete BE tamam, te bien gjithe kufijte dhe jo te mbeten neper harta… Londra dhe Berlini ku u sakatua kombi shqiptar duhet te hidhen ne gjykate nderkombetare.. sikur e nisi njehere Idrizi dhe nuk dihet se cfare u bitis… Rama ne do te hyje ne histori te mos merret me kuponin por te rrase brenda agjentet e serbo-grekut dhe ngreje zyrtarisht dhe legalisht ceshtjen e territoreve shqiptare dhe shqiptareve ne vendet fqinje.

  • Shih ” dokumentar sky 1821″ , per t’u bindur se si u krijua Greqia dhe cili e krijoi . Dokumentar qe pati fatin te jepet vetem 1 here ne tv sky te Greqise dhe nuk u lejua te transmetohej me

  • Te gjithe shtetet e botes kane probleme territoriale me fqinjet po jo kaq shume sa kemi ne pothuajse me shume se gjysma e shqiperise eshte jashte kufijeve te saj dhe gjithe politika e qeverise tone ka qene dhe eshte qe te mbajme fort keto qe kemi se i kemi boll. Vendi yne i copetuar ka nevoje te bashkohet ne nje te vetem dhe per kete duhet te punojme te gjithe ,po kush do punoje pushtetaret tane e kane mendjen si te pasurohen s’jane ne gjendje te drejtojne 3 milione njerez jo me te mendosh dyfishin e tyre.

  • Oo normal ti marrin tokat kur nuk ben ze.kto jon gjith tpashkollum spo i ka marr kush seriozisht atje..te pa beset i falen tokat i lan shqiptaret jasht jetim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *