Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë/ Rama: Më mbush me energji

Ornela

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen presidentes së Komisionit Europian Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve të BE për solidaritetin e shprehur ndaj Shqipërisë pas vendimit për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në fund të Janarit të 2020, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin”, shkruan Rama.

O.J/DITA

Share This Article
6 Comments
  • Edi Rama, Kryeminister Kaqoli

    TI VRIT DHE PRISH NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT DHE PASTAJ MBUSHESH ME ENERGJI NGA DONACINET E BE-SE QE S’KE MARE AKOMA ASNJE KACIDHE

    Po cfare mashtruesi i pacipe enverist je ti o

    EDVIN KAQOLI?

  • Edi Rama, Kryeminister Kaqoli

    TI VRIT DHE PRISH NGA INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT DHE PASTAJ MBUSHESH ME ENERGJI NGA DONACIONET E BE-SE QE S’KE MARE AKOMA ASNJE KACIDHE

    Po cfare mashtruesi i pacipe enverist je ti o

    EDVIN KAQOLI?

  • Shume i deshiruar sigurisht, do vjedhesh leke!
    Ahmetajn kryehajdutin e vure ne krye te rindertimit, me zor po pret te kapesh ca te kapesh para se te shkerdhehesh se na ke care karin o zagar!

  • Donatoret duhet te vene nje kusht: kontrollon e ku shkojne mjetet ta bejne vete ata, kontrollin e banesave te ndertuara ta bejne vete ata e jo pushtataret grabitcare qe kemi fatkeqesisht ne krye te institucioneve e qe kane deshmuar se sa te korruptuar e te paafte jane!!

  • Perse gjith ky shou?! Kush ka para dhe do te ndihmoje, i nis nga llogaria e tij parate e ndihmes ne konton e shtetit shqiptar! Udhetimi+ fjetja + ushqimi i cdo donatori kushton disa mijra euro. Sikur gjysmat e ketyre eurove te nise, merr nje faleminderit dyfish nga ardhja ne shou! Apo fshihen me pas interesa te tjera investimesh?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *