Konferenca e Kryetarëve vendosi sot vetëm me votat e maxhorancës që në 16 maj ora 17:00 do të mblidhet Parlamenti për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave.
Ndërkohë, reagime pati nga deputetët e PD. Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se PS e ka zgjedhur Presidentin dhe thjesht kërkon opozitës si makiazh.
“Këtu duhet të kishit kërkuar një ndjesë publike për mënyrën se si e zgjodhët Presidentin e kaluar. Nga ana tjetër atë procesin e zgjedhjes më zarfe të Presidentit duhet të mos na e kishit bërë publik. Sipas llogarisë na dalin 250 presidentë sipas jush. Ndaj ky si proces është bërë pis. Ju keni vendosur ta uzurponi poziconin e Presidentit. Ju e keni zgjedhur Presidentin dhe na doni këtu si ‘buzëkuq’ për tu dukur të bukur. Ju keni vetëm 2 kritere, ose komunist ose lëpirës dore”, tha Açka.
a.m/dita

Problemi eshte se ,buzet e tua zonja Acik,Jane kafshuar shume dhe Jane nxire.Ndaj ti lyejme me boje te kuqe
Antikomunistia Flutura Placka do te bente mire te mos perdorej kaq lire.