Qeveria dëshiron ‘reformë territoriale radikale’

redaktor

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sot decentralizimin administrativ si të dështuar ndërsa ka theksuar se reforma administrativo-territoriale është shumë e domosdoshme për ndaljen e një rrënimi 20 vjeçar. Ndërsa e cilësoi këtë reformë si një sfidë të madhe për njësitë vendore të vendit, kreu i qeverisë theksoi më tej se realizimi i saj kërkon gjithëpërfshirje dhe dialog mes të gjitha forcave politike.

“Qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e cilësisë për të gërshetuar, efektivitetin për të pasur ndryshime që qytetarët t’i preknin. Përdorimi i ndarjes së territorit në mënyrë politike, ka sjellë edhe dështimin e të gjitha reformave me bazë decentralizimin” – tha Rama.

Sipas tij, vendit i duhet një epokë të re për një reformë territoriale radikale.

“Kjo reformë është prioritet dhe ne do ta bëjmë çmos ta çojmë përpara sipas dokumentit europian dhe duke u bazur në 3 pika kyçe për ta bërë atë një pjesë të përbashkët.

E para është dialogu. Është një proces që duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe me një frymë konsensuale me një qasje me të gjithë forcat politike si dhe me një konsultim me komunitetin.

E dyta; Kompleksitet në qasje por me një synim të përbashkët thjeshtëzim në ndarjen territoriale. Duhet të intensifikohen si një shprejhe e një vizioni dhe i një qeverie të përbashkët. Duhet të jetë një reformë që të gjithë forcat dhe protagosistët të marrin pjesë në të.

E treta; Fuqizimi i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njesive vendore në funksion të fuqizimit tërësor të vendit.  Për të bërë të mundur që financimet tona të kufizojnë duke iu përgjigjur nevojës qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social dhe kulturor” theksoi Rama

 

vijon…

Share This Article
3 Comments
  • Bravo! Kjo do te jete fillimi i nje fundi me leverdi. Çdo dite degjojme lajme te vertete per vendin e jo informalitet e genjeshtra per medje e jo per pune.

  • Kjo është gjë e mirë me fjalë,pasi duhen parë veprat!Rilindja gjer tani ka pasqyruar mirë hyrjen në program,ku duken preokupimet per te ndalur re formen e deshtuar të kriminales PD që Sovrani ende nuk e ka varrosur plotsisht! Megjithatë Rama dhe Rilindja duhet te kuptojnë se deshtimi më i madh dhe më kriminal,pas shkaterrimit të vendeve të punes dhe industrisë qe shkoi per skrap;mbetet Reforma per pronën!Kjo reforme ka deshtime të jashtzakonshme dhe gjer në vetvrasje shqiptarësh,numuri i të cilëve është ne keto 20 vjet në mijra! Ligji kriminal 7005 varrosi jo vetem njerëz (dhe do të varros akoma) por e la bujqësinë në kohën e matriarkatit! Duhet këtu urgjentisht reformë drastike dhe plotsisht moderne dhe pervojat janë:Zvicra dhe Izraeli!Dy vende pa krizë dhe me ekonomi jo vetëm të qëndrueshme, por konkuruese në tregjet nderkombetare! Zvicra me token pasuri KOMBETARE që e administron dhe ua jep me qera vjetësh kushdo që konkuron për prodhim dhe që ndihmohet edhe nga bankat me financim e perqindje interesi të ulët në 10 vitet e para…Izraeli qe në vitet ’70 erdhi dhe morì pervojë,si deklarojnë,pa inferioritet,vet pasi Shqiperia e kush tokën pronë shtetrore,por të kooperuar(kooperativat)shumë keq në malesi dhe mirë në Diviakë,Lapardha,Sukth etj…Duhet reforme e thellë këtu,Rilindja,o si Zvicra dhe Izraeli,ose hiqni ligjin 7005/1 i cili nuk do perparojë shpejt shqiptarët,por as nuk do t ‘i vras ata,nese Tokën,me dokumenta,pa gjyqe e shkerdhatesi zyrtare,tua kthejë SHTETI atyre qe u takon sipas Nenit 41 të Kushtetutës! Diktatura nuk i dogji tapitë,por 23 vjet post diktaturë demokracia falls e Katovicarëve Alia-Nano-Berisha,vrau e dogji shqiptarët! Duhet refornë pas ketij deshtimi 23 vjecar!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *